Të rinjtë e FRPD: SPAK, çekiç i Ramës për të mbyllur dosje

Të rinjtë e FRPD: SPAK, çekiç i Ramës për të mbyllur dosje

Dosjet e FRPD-së, të lënë në derën e SPAK (marrë në Facebook)

TIRANË- Një grup të rinj të FRPD-së mbajtën një deklaratë përpara SPAK duke sulmuar prokurorinë e Posaçme se është kthyer në shërbim të kryeministrit Edi Rama duke mos hetuar çështje të korrupsionit të qeverisë, sipas tyre.

SPAK-u është një strukturë e cila është kthyer në një çekiç të kryeministrit në ikje për t’i tërhequr vëmendjen në bazë të dosjeve voluminoze që ka depozituar PD në këtë strukturë……I bëjmë thirrje SPAK-ut që është bërë KAPS të mos të jetë më një vegël në dorën e një kryeministri që e shkel ligji”, tha Arbër Kola i FRPD.

“Çështja e inceneratorëve ka arritur kulmin. Pse SPAK nuk po vepron? Pse trekëndëshi Bermudes Edi Rama-Erion Veliaj-Taulant Balla, mos të harrojmë edhe tjerët dhe nuk po dalin para drejtësisë. Ku janë këto lekë? Mos po përdoren sërish për masakrat zgjedhore”, tha Endrison Breçani, FRPD.

 Të rinjtë i lanë dosjet në derën e SPAK, siç shihet edhe në këtë foto të shpërndarë në rrjetet sociale. Këto akuza vijnë në vazhdën e sulmeve që Berisha ka pasur për SPAK, ku shpesh herë e etiketon si “SKAP i Partisë”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë