Të rinjtë, edhe adoleshentë,
edhe Fresk-Fare

Të rinjtë, edhe adoleshentë, <br />edhe Fresk-Fare
Vetëquhen Fresk –Fare dhe duan t’ia kalojne edhe Justin Biber. Por veç të tjerash, kanë një bankomat kërkesash, i cili funksionon online. Ata mund të zgjedhin zyshën, orët e mësimit, e gjithçka që ju duhet...
Gabimisht kërkesave të tyre për një zyshe super sexy, e cila do të zhvillojë tek ta një ofertë mesimore 4 orë në 1, nuk i bëjnë save dhe u vjen një zysh “free options” e cila është shtatëzanë. Ky është konflikti i parë që pësojnë me teknologjinë. Zysha është më e papërgjegjshme sesa kjo klase eksperimentale. Eshtë njësoj me ta. Gjithçka që ndodh me ta është në gjuhën e kompiuterit. Endrrat e tyre janë nëpër usb…Facebooku është fenomeni që i ka pushtuar. Flirtet dhe loja për të qenë në qendër të vëmendjes.
Ata këndojnë dhe bëjnë klipe në youtoub. Zhvillojnë gjyqe online ku janë ata që gjykojnë prindër dhe mësues. (dy pikat kyçe të edukimit të tyre). Sipas gjykimit të tyre, të rriturit nuk i kuptojnë. Kulmi arrin kur zysha e tyre shtatzanë del përpara trupit gjykues që janë vetë ata dhe pëson kontraktime që parapërgatisin lindjen e bebit. Adoleshentet të alarmuar, klikojnë për informacion nëpër internet dhe lodhen aq shumë, sa si zgjidhje vendosin që ta bëjnë zyshën në fotoshop. Kështu që në fotoshop zysha nuk është me shtatzanë dhe për më tepër fëmija i saj është direkt në klasën e 3-të. “Ka situate komike dhe shumë energji pozitive që këta adoleshent përcjellin. Midis publikut ka edhe fëmi aktor, të cilët janë fëmijë të cilët klikojnë dhe bëhen pjesë e showt live. Në fund ata arrijnë qëllimin etyre duke siguruar shikueshmëri të lartë. Arrijnë të kenë po aq klikime sa Justin Biber. Improvizimi është çelsi I suksesit të origjinalitetit të tyre”, shprehet regjisorja Hyseni. Skenarin e kësaj shfaqje e ka shkruar vetë regjisorja, ndërsa skenografia është punuar nga Beqo Nanaj.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar