Të rinjtë në administratë, Rama:
Urë ndërveprimi mes dy palëve

Të rinjtë në administratë, Rama:<br />Urë ndërveprimi mes dy palëve
TIRANË-  “Rreth 1900 të rinj nga 21-26 vjeç do të kenë mundësinë të konkurojnë për të qënë pjesë e një intershipi vullnetar në administratën shtetërore”
Është ky thelbi i programit “Angzhimi i të rinjve në administratën publike” që u prezantua sot në ambientet e kryeministrisë nga kryeministri Rama dhe Ministri i ri Miqëqënies Sociale Bendi Klosi.

“Më në fund jemi në konkretizimin e një procesi që është përgatitur së fundmi për të krijuar një urë ndërveprimi mes administratës dhe qytetarëve. Një urë që ka dëshmuar kudo në botë se ka sukses dhe përfitim si për adminsitratën, por edhe për ata që merr pjesë, duke u futur në zyrat e shtetit pa barrën e përgjegjësisë”- tha  kryeministri Rama gjatë prezantimit të programit.
 
Rama u shpreh se dihet historia e Shqipërisë që asnjëherë nuk ka mundur të konsolidojë një administratë profesionistësh dhe duke patur parasysh këtë po punohet për ti dhënë mundësi të rinjve të kualifikuar të diplomuar për ti bërë pjesë të administratës.
 
Sipas kreut të qeverisë, “ky ligj është jo i lehtë në aplikim. Duke filluar që nga qasja ndaj ligjit dhe institucioneve. Institucionet nuk janë ende në nivelin që kërkon ligji dhe kanë vështirësi të mëdha në ndjekjen e etapave që ligji parasheh në zbatimin e tij pa probleme. Por ky është i vështirë si proces edhe për ata që aplikojnë”.
 

Kryeministri Rama theksoi gjithahstu se, “në harkun e 12 muajve ambicia jonë është që të shkojmë në 10 mijë vajza dhe djem të shkolluar të interesuar që ta njohin administratën dhe të bëhen pjesë e saj. Kemi konceptuar dhe një seleksionim që do të vijë si rezultat i cilësisë së angazhimit të ketyre vajzave dhe djemve për të çuar më tutje procesin. Do të perzgjidhen 200 vajza dhe djem që do të dallohen dhe do të duan të bëhen menjëherë pjesë e administratës, sigurisht me konkurs”,
 

Të rinjt nga mosha 21-26 vjeç mund të jenë pjesë e këtij program intershipi vullnetar duke ju dhënë mundësia që të çajnë rrugën drejt administratës publike që është mundësia kryesore e programit
 
 “Intershipi do të ketë natyrë rajonale. Nuk do të ketë vetëm studentë shqiptarë, por do të ketë shkëmbim studentësh në numër të barabartë dhe me vendet e rajonit”.“Për ata që do të dallohen, do t’u japim mundësi. Edhe nëse nuk hyjnë në administratën publike, me vete do të kenë diplomën dhe përvojën e punës në ndërmarrje të ndryshme”, deklaroi kreu i qeverisë, Rama.
 
I pransishëm në aktivitet ministri i ri i mirëqënies sociale tha se programi do të respektojë barazinë gjinore dhe do të mbështesë shrtresat në nevojë.

Do të përpiqemi që sa më shumë aplikantë të aplikojnë në këtë program. Dhe nga data 14- 29 qershor do të kemi periudhën e vlerësimit. Në 1 korrik do të kemi shpalljen e fituesve dhe në periudhën korrik-gusht-shtator do të jetë periudha që ju do të keni mundësitë të merrni pjesë”, iu drejtua ministri Klosi aplikuesve. “Do të donim që këtë projekt ta thellonim edhe me pushtetin lokal. Do të shkojmë nga 1900 në 2500 pjesmarrës”, tha Klosi, duke shtuar se, “ne si ministri propozojmë që në këto 1900 aplikantë të kemi disa elementë që duhet t’i promovojmë. Të kemi barazi gjinore, me 50% vajza dhe 50% djem. Dhe 3 deri 5 % e aplikantëve duhet të jenë nga personat e shtresës me aftësi të ndryshme”.- tha Klosi
 
Aplikimet për këtë program kanë nisur që nga data 1 qershor deri në 14 qershor dhe kapaciteti i pranimit deri më tani ështe 1900 pjesëmarrës.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve