Të rinjtë shqiptarë shpenzojnë më
shumë për veshje e 'kafe' /Sondazhi
Të rinjtë shqiptar shpenzojnë më tepër për veshje. Shuma mesatare që ata shpenzojnë në muaj për veshje apo këpucë është 4560 lekë. Këtë konkluzion e ka dhënë raporti i fundit për Rininë Shqiptare nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert
Të rinjtë shqiptar shpenzojnë më tepër për veshje. Shuma mesatare që ata shpenzojnë në muaj për veshje apo këpucë është 4560 lekë.
Këtë konkluzion e ka dhënë raporti i fundit për Rininë Shqiptare nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert. Kategoria e dyte për të cilën të rinjtë shqiptarë shpenzojnë janë daljet jashtë në lokale, bare etj. Shuma e shpenzuar për këtë arsye vlerësohen mesatarisht 3870 lekë në muaj.
Blerja e kartave për telefonat celularë ju kushton të rinjve mesatarisht 1000 në muaj. Ndërkohë shifra më të vogla shpenzohen për blerjen e librave (540 lekë në muaj), DVD ose filmat në kinema (më pak se 300 lekë në muaj) si dhe shërbime të ndryshme si palestër apo estetikë (rreth 700 lekë në muaj). Nëse marrim të mirëqenë një të ri që kryen të gjitha këto shpenzime, totali i buxheti për të cilin ai ka nevojë çdo muaj i kalon 10,000 lekët.
Në këtë drejtim vihen re dallime gjinore për sa i përket masës së shpenzimeve. Meshkujt konsumojnë një buxhet më të lartë sesa femrat, pasi realizojnë shpenzime dyfish më të mëdha për frekuentimin e lokaleve dhe bareve. Nëse femrat shpenzojnë 2600 lekë në muaj për këtë qëllim të rinjtë meshkuj harxhojnë rreth 5000 lekë.
Gjithashtu meshkujt kryejnë shpenzime më të mëdha edhe për sa i përket blerjes së veshjeve e aksesorëve teksa ata harxhojnë 4900 lekë në muaj përkundër 4100 lekë të harxhuara nga femrat. Dallimet mes të rinjve nga shtresa të ndryshme ekonomike pasqyrohen në mënyrë të dukshme në shpenzimet e tyre mujore.
Kështu të rinjtë nga shtresat më të pasura të shoqërisë harxhojnë mbi 6000 lekë në muaj qoftë për blerjet apo për frekuentimin e lokaleve, restoranteve si dhe mbi 1200 lekë për shërbime si palestër dhe estetikë. Totali i shpenzimeve të të rinjve që vinë nga shtresat e pasura është 16,000 lekë në muaj. /Monitor/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.8%
-
Jo
37%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 1366
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50