Të rinjtë vaksinohet të parët për COVID-19 në Indonezi! Strategjia e veçantë shkakton dyshime
Foto ilustruese e vaksinës
INDONEZIA- Plani i vaksinimit në Indonezi, do të funksionojë ndryshe, pasi në fokus do të ketë grup moshat e reja, të cilët do të vaksinohen kundër COVID-19 të parët dhe jo moshat e vjetra si në shumicën e vendeve të tjera.
Megjithatë, të parët do të kenë prioritet punonjësit e shëndetësisë, të cilët prej kohësh qëndrojnë në frontin e parë të “luftës” kundër koronavirusit duke rrezikuar edhe jetën, më pas policia dhe ushtria nga mosha 18-59 vjeç.
Profesori Amin Soebandrio, i cili edhe ka dhënë idenë për vaksinimin e të rinjve së pari, thotë se është e rëndësishme që të imunizohen fillimisht njerëzit që punojnë dhe në fund të ditës kthehen në shtëpitë e tyre te familjet.
Presidenti indonezian, Joko Widodo, 59- vjeçar është personi i parë në këtë shtet që është vaksinuar. Ndërkaq zëvendëspresidenti Ma’ruf Amin 77- vjeçar nuk do të marrë vaksinën pasi është i moshuar për fazën e parë.
Doktori Kim Mulholland, ka ngritur dyshime në lidhje me këtë strategji vaksinimi pasi sipas tij grup mosha më e rrezikuar është ajo e personave mbi 60 vjeç.
“Të gjitha studimet e kryera në çdo vend të botës, tregojnë se rreziku i madh për infektim i kanoset moshave të vjetra mbi 60 vjeç”, ka thënë Mulhollandi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë personat mbi 60 vjeç përfaqësojnë vetëm 10% të popullsisë por 60% të viktimave nga COVID-19.
Në Indonezi numri total i infektimeve ka shkuar 858.043, ndërkohë që numri i viktimave është 24.951 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, dhe është vendi më i prekur nga pandemia në Azinë Juglindore.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.4%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2843
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Indonezi/ Evakuohen zonat përreth vullkanit në Lewotobi (VIDEO)
8 Nëntor, 14:12
-
Shpërthen vullkani në Indonezi, 10 viktima! Urdhërohet evakuimi i banorëve
4 Nëntor, 09:54
-
Programi i Praktikave të Punës, Rama të rinjve: Shfrytëzojeni këtë mundësi në Administratë, sot na shohin me respekt! Deri dje na konsideronin si komshi që duhej hequr qafe!
8 Tetor, 19:22
-
Vizita e Papës në Indonezi/ Arrestohen 7 terroristë të dyshuar: Po përgatitnin një sulm, u gjet edhe material propagandistik i ISIS!
7 Shtator, 08:00
-
Indonezi/ Papa Françesku: Feja të mos përdoret për konflikte! Kriza mjedisore, rrezik ekzistencial
5 Shtator, 17:26
-
VIDEOLAJM/ Momenti dramatik, turistët përballen me shpërthimin e vullkanit në Indonezi! Ja si largohen pas resë gjigande të tymit
22 Gusht, 10:16
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik, 11:36
-
La 13 motra e vëllezër në Indonezi për studime në Tiranë, 23-vjeçari flet shqip për Report Tv: Njerëzit e mirë, ‘vdes’ për byrek
13 Maj, 17:03
-
Dy pilotët i zë gjumi për 28 minuta, udhëtim i pazakontë i avionit me mbi 150 pasagjerë në bord
10 Mars, 19:39
-
VIDEO/ Shpërthen vullkani në Indonezi, 11 viktima
4 Dhjetor 2023, 08:59
-
Dhunë e urrejtje në Tik-Tok, sherret përfundojnë në rrugë! A duhet të ndalohet si aplikacion? Flasin të rinjtë: Të shtohet kontrolli
27 Nëntor 2023, 20:29
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32