10 persona janë vënë në hetim pasi kanë sulmuar, fyer dhe kërcënuar presidentin italian Sergio Mattarella, nëpërmjet rrjeteve sociale, mes tyre edhe 2 shqiptarë. E gjithë kjo erdhi pasi kreu i shtetit mori vaksinën anti-COVID
“Le të marrim armët, të shkojmë ta vrasim atë bir…”, “Të uroj çdo të keqe”, “Mezi pres të marr pjesë në varrimin tuaj”,’ dua të të shoh të vdekur” ishin këto disa prej komenteve.
Për këtë arsye, Prokuroria e Romës nisi hetimet, që në marsin e kaluar kur filluan edhe kërcënimet e para, duke marrë nën vëzhgim të gjitha adresat nga të cilat vinin komentet dhe mesazhet kërcënuese, duke nisur nga blogera, elektricisti e deri të kardiologët. Shqiptarët e vënë nën hetim janë Arjan Karagjozi dhe Irena Salati, që tani duhet t’i përgjigjen akuzave për fyerje të nderit të Presidentit të Republikës, vepër penale kjo që parashikon 1-3 vite burg në bazë të nga artikulli 278 të Kodit Penal.
Të hetuarit vijnë nga qytete dhe profile të ndryshme; Një kardiokirurg, një elektricist, një bloger dhe një ekstremist i djathtë. Dy shqiptarët e akuzuar, Irena Salati jeton në kryeqytetin italian, Romë, dhe Arjan Karagjozi, një elektricist në qytetin e Xhenovës.
Ato janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u janë konfiskuar kompjuterët, celularët dhe profileve të tyre në rrjete sociale.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të gjitha kërcënimet datojnë që nga pranvera e kaluar, kur Italia ishte në mes të shtetrrethimit të parë për pandeminë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36
Ne shume vende te botes ka njerez qe nuk besojne te Covidi dhe te vaksinat ne pergjithesi.Ky ishte nje shembull klasik i atyre qe besojne teorite konspirative per virusin,ose qe besojne se autizmi shkaktohet nga vaksinat.Ka patur dhe raste te tilla si psh,ne Los Angeles para ca kohesh nje grup anti-vaxer bllokuan me protesta per nje ore ne mos gaboj, nje vend ku po behej vaksinimi i popullates,po keshtu cifutet ne U.S.A. kane patur dyshime per vaksinat ne pergjithesi,pasi pretendonin, se ne to perdorej nje proteine e derivuar nga derri,qe ua ndalon besimi per konsumim.Eshte dashur vaksinimi i rabineve, qe te ndronin opinion.Rasti me i fundit kishte te bente me konferencen e kardinaleve,ose peshkopeve katolike(nuk me kujtohet mire)ku u vu ne diskutim zhvillimi i njeres prej vaksinave te Covidit nga embrionet njerezore.Opinionin e tyre mund t'a merrni me mend dhe mund t'a gjeni ne sitet perkatese.
PërgjigjuKjo duhet futur ne burg ngaqe akoma s'ka mesuar italishten
PërgjigjuFakti qe nga 10 apo 11 veta, dy jane shqipetare eshte shume domethenes. Te zene mend se nuk sulmohet njeriu kot. E jo me nje president republike i vendit qe te ka strehuar. Kete urrenjesit duhen shkulur nga te gjitha kombesite
PërgjigjuNe Shqipëri ndodh e kundërta është presidenti qe kërcënon popullin.
PërgjigjuNga Italianet , ky veprim duket si politik ; kurse nga shqipetaret duket si veprim per tu dukur , per tu mburrur .
PërgjigjuO Edvin Rama! Në demokraci respektohen simbolet shtetërore. O z Kryeministër p.s. O admin kur e ha drekën ti vëllai? Që të nisim ndonjë koment pa u çensuruar
Përgjigju