Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hequr dorë nga çdo kërkesë për poste shtetërore dhe për të kaluar në opozitë, duke mbështetur qëndrimin e shpallur më herët nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani shpërndau konferencën për shtyp të Abdixhikut dhe theksoi se qëllimi është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe zgjedhja e një presidenti që mbron Kushtetutën.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i japim vendit President të Republikës që mbron Kushtetutën dhe vendin. Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”, shkroi Osmani në rrjete sociale
Lajmi kryesor:
LDK tërhiqet nga marrëveshja me Kurtin, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, s'do të jemi dekor i pushtetit









