ELBASAN- Dy persona të shpallur në kërkim për kultivimin e 250 bimëve narkotike në fshatin Seltë të njësisë administrative Zavalinë, janë arrestuar nga policia.
Në pranga kanë rënë Artur Malja, 36 vjeç, banues në Krujë dhe Flavio Dervishi, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata kishte caktuar për 2 të arrestuarit masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjithashtu, për këto raste, në kuadër të dy fazave më herët janë vënë në pranga 2 inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre, si edhe 2 shtetas të tjerë, për kultivimin e bimëve narkotike.