KURBIN- Emijan Nikolli dhe Agron Duni janë vënë në pranga nga policia e Kurbinit pasi u shpallën në kërkim për kultivimin droge dhe përndjekje.

Emiljan Nikolli 27 vjeç ka qenë i dënuar më parë për grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Agron Duni 30 vjeç, ka qenë i dënuar në vitin 2019, pasi ka kultivuar bimë narkotike, në zonën e Krujës.

Të ndaluarit iu dorëzuan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.