Tre persona të shpallur në kërkim për vjedhje, janë arrestuar këtë të premte.
Report Tv raporton se bëhet fjalë për A.T, 26 vjeç, banues në Lushnje; E.K, 24 vjeç, banues në Berat; K.K., 33 vjec, banues në Elbasan.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje vendosi më 19 korrik 2018 ndaj E.K. masën e sigurimit "arrest me burg" për veprën penale "vjedhje", ndërsa ajo e Fierit e ka dënuar A.T. më datë 2 prill 2015 me një vit burg. Kapja dhe ndalimi i K.K u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan caktoi ndaj tij më 15 nëntor 2018 masën e sigurisë "arrest në burg", po për veprën penale të vjedhjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Gjykatave të qyteteve përkatëse, për veprime të mëtejshme.
Komente

