Të shpejtë dhe efikasë; Disa këshilla thelbësore se si ta bëni shtëpinë të ndriçojë pa shumë mundim

Të shpejtë dhe efikasë; Disa këshilla thelbësore se si ta bëni shtëpinë të ndriçojë pa shumë mundim

Ndërrimi i çarçafëve, larja e dyshemesë, organizimi i dollapëve, rafteve, marrja e pluhurave janë punët e përjavshme që kush me qejf e kush pa pikën e dëshirës, e gjen veten të detyruar t'i bëjë. Për të gëzuar një shëndet të plotë veç higjienës vetjake, e rëndësishme gjithashtu është mbajtja e shtëpisë pastër. Grumbullimi i papastërtive, alergentët, pluhurat janë armiku numër një i aparatit të frymëmarrjes. Nëse shpesh ndjeni se merrni frymë me vështirësi, keni hundët e zëna dhe natë keni frymëmarrje të rënduar, (pa marrë parasysh rastet kur mund të jeni të sëmurë) ka ardhur momenti për një pastrim profesional të vërtetë të shtëpise. E me këtë nuk nënkuptojmë të merrni një kompani pastrimi, por të investoni në pajisjet që do t'ju ndryshojnë jetën dhe mënyrën sesi pastroni.

Me lançimin e pajisjeve, ku përfshihet fshesa e dorës me vakuum me Bespoke Jet AI, makina larëse, tharësja Samsung dhe frigoriferi Bespoke, Samsung ofron teknoligji të cilat përshtaten me nevojat e konsumatorët, duke filluar nga harxhimi i tepruar i ujit, rroba të ashpra, pluhuri që lëshohet gjatë pastrimit të fshesës me korrent, sforcimi i kyçit të dorës, jetëgjatësia e shkurtër e baterisë apo elektroshtëpiakeve etj. Më poshtë do të ndajmë me ju disa nga karakteristikat kryesore të këtyre pajisjeve që kanë ndryshuar rrënjësisht jetën e milionave përdorues nëpër botë.

Funksione të avancuara për kujdesin optimal të rrobave

Një shtëpi e pastër dhe e rregullt, është ajo çka të gjithë duam, pas një dite të gjatë e të lodhshme pune. Shumë mund të mendojnë se kjo gjë kërkon mund, shumë energji, e mbi të gjitha kohë, por kjo sepse nuk keni pajisjet e duhur që ju vijnë në ndihmë.

Të gjithë jemi dakord që koshat e tejmbushur me rroba, këto të funndit të hedhura kudo nëpër dhomë apo mbi tharëse tek presin të sistemohen janë makthi ynë më i madh. Pasi të njiheni me mundësitë që makina larëse  mund t'ju ofrojnë teksa bëni punët e shtëpisë, do të ndiheni më të përkëdhelur dhe larja e rrobave do të shndërrohet në punën tuaj të preferuar.

Gjithashtu, tharësja e rrobave  krenohet me panelin e kontrollit të projektuar rishtazi me Wi-Fi të integruar dhe ofron kontroll të përmirësuar nëpërmjet aplikacionit SmartThings. Cikli i Hygiene Care eliminon 99,9% të baktereve dhe siguron pastrim të thellë të rrobave të thata dhe të lagura, ndersa, falë teknologjisë Air Refresh rrobat freskohen pa i larë dhe kështu ato nuk dëmtohen. Për më tepër, cikli i tharjes së shpejtë siguron tharjen e sasive të vogla të rrobave në vetëm 35 minuta dhe teknologjia Wrinkle Prevent lejon që rrobat të jenë pa rrudha edhe pa u hekurosur.

Pastroni dhe zgjidhni me zgjuarsi pajisjet tuaja

Ndonjëherë duket sikur punët e shtëpisë, pastrimi i dyshemesë apo tapeteve është i lodhshëm dhe i komplikuar. Ky proces behet me i lehtë falë fshesës me korrent Bespoke Jet AI. Bespoke Jet AI ka fituar çmimin e  inovacionit për teknologjinë që ofron, duke përfshirë një sistem automatik për zbrazjen e pluhurit të integruar me stacionin e saj të baterisë të quajtur “ Gjithçka në një” . Stacioni “ Gjithçka në një”  përdor teknologjinë "Air Pulse", e cila gjeneron një lëvizje si rrahje zemre për të shkundur pluhurin me ajër pulsues, ndërkohë që karikon baterinë. Gjithashtu, kjo pajisje kap 99,999% të pluhurit të imët dhe një qese pluhuri antibakteriale parandalon 99,9% të rritjes bakteriale. Fshesa me korent Samsung Bespoke Jet AI pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve. Bespoke Jet AI fshesa me vakuum e karikueshme pa kordon, është sa e fuqishme edhe me stil. Dizajni me peshë të lehtë, ua bën më të lehtë menaxhimin e pajisjes dhe pastrimin e shtëpisë

Teknologji e avancuar që i jep zgjidhje problemeve të përditshme

Kohës kur gradonim frigoriferin në "të mesmen e artë" i ka ardhur fundi. Frigoriferët unik Samsung përshtaten më së miri me stili ie jetësës së përdoruesve, duke marrë në konsideratë faktin, që ritmi i përditshmërisë sonë nuk është i njëjtë, ndaj çdokush ka nevojë për pajisje shtëpiake që na e bëjnë jetën më të lehtë. Përgatitja e vakteve, ruajtja e frutave, perimeve është një shqetësim më vete, kur gjendesh përpara dilemës se çfarë kushtesh nevojiten për çdo ushqim që kemi në frigorifer. Shpesh e gjejmë veten duke hedhur në koshin e mbeturinave, por falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, me Samsung Bespoke do ta kini më të lehtë përgatitjen e vakteve dhe ushqimi juaj do të qëndrojë i freskët. Me frigoriferët Samsung mund të ruani më shumë ushqime në një frigorifer me madhësi standarde me SpaceMax™. Gjithashtu, falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme, të gjitha ushqimet do të ruhen në kushte mëse optimale duke minimizuar shpërdorimin.

Temperatura është nën kontroll dhe ajri i ftohtë qarkullon përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Teknologjia No Frost është një tjetër funksionalitet që përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon formimin e akullit. Për ta bërë më të lehtë organizimin e ushqimit tuaj, ky frigorifer ka sirtarë fleksibël me të cilët mund të rregulloni hapësirën e brendshme sipas dëshirës tuaj.

Gjithashtu,  falë teknologjisë me inverter digjital frigoriferi Samsung Bespoke nuk ka zhurma shqetësuese dhe është në përputhje me rregulloret e reja të energjisë. Për më tepër, për ju që jeni të shqetësuar se frigoriferi juaj nuk do të zgjasë shumë, Samsung ofron Garanci 20-vjeçare.

Këto pajisje jo vetëm që ju ndihmojnë në kryerjen e punëve të përditshme, por do të revolucionojnë mënyrën sesi keni pastruar deri më tani. Përveç modaliteteve të pastrimit me AI apo konfigurimeve të ndryshme, lidhjet SmartThings dhe Smart ëi-Fi ju lejojnë të personalizoni funksionalitet e pajisjeve për një funksionim optimal dhe të ruani performancën maksimale të elektroshtëpiakeve.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni link-un.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas