Të shtëna me armë në Misisipi të SHBA, 52-vjeçari vret ish-gruan dhe pesë persona të tjerë! Vihet në pranga

Të shtëna me armë në Misisipi të SHBA, 52-vjeçari vret ish-gruan dhe pesë persona të tjerë! Vihet në pranga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Misisip të SHBA. Një burrë i armatosur me tre armë ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij dhe pesë persona të tjerë. Policia vendase thotë se personat janë qëlluar për vdekje në disa vende, një lokal dhe dy shtëpi në Arkabutla, një komunitet me më pak se 300 njerëz. 52-vjeçari, Richard Dale Crum ka rënë në pranga, por ende nuk dihen arsyet përse e çuian atë drejt këtij krimi.

Guvernatori i Mississippi, Tate Reeves tha se dyshohet se 52-vjeçari ka vepruar i vetëm. Sherifi Brad Lance tha se agresioni i 52-vjeçarit nisi kur ai u fut i armatosur në një lokal rreth orës 11:00 me orën lokale dhe qëlloi një burrë me të cilin nuk kishte asnjë lidhje. Më pas ai shkoi në një shtëpi aty pranë ku qëlloi për vdekje ish-gruan e tij dhe, sipas CNN , e goditi por nuk e qëlloi të fejuarin e saj.

Hetuesit thonë se 52-vjeçari më pas shkoi me makinë në një shtëpi pranë rezidencës së tij dhe qëlloi për vdekje një burrë që dyshohet se mund të ketë qenë njerku i tij, si dhe një grua. Më pas ai qëlloi dy persona, një brenda një makine dhe një në rrugë, jo shumë larg shtëpisë së tij. Dy viktimat e fundit duket se kanë qenë punëtorë ndërtimi, sipas Sheriff Lance.

"Ne nuk kemi shumë krime të dhunshme këtu. Kjo është tronditëse," tha Sherif Lance. “Nuk e kisha ëndërruar kurrë se do të merreshim me diçka të tillë këtu”.

Ai tha se i dyshuari kishte në posedim një armë gjahu dhe dy pistoleta. Një shkollë fillore dhe e mesme në Coldëater aty pranë u mbyllën gjatë incidentit. Ethan Cash, një 19-vjeçar, banor i zonës, tha për ËREG-TV se ai kishte parë 52-vjeçarin teksa qëlloi me armë. Cash tha se ai kontrolloi gjithashtu pulsin e viktimës që vdiq brenda automjetit.

52-vjeçari

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik