DURRËS- Një sherr masiv në qytetin e Durrësit ka përfunduar me përdorimin e armës e për pasojë ka humbur jetën, një 39-vjeçar teksa djali i tij ka mbetur i plagosur.

Report Tv mëson se ka humbur jetën Armando Baboçi, pasi kishte marrë plumb në bark, ndërsa djali i tij, Erald Gjini, i cili ka ndryshuar mbiemrin, (19 vjeç) ka marrë plagë në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Siç shihet në videon e Report Tv, në vendin e ngjarjes kanë mbetur shkop bejsbolli, karrige që tregon se fillimisht sherri nisi me sendet e forta dhe më pas deri në përdorimin e armëve, duke regjistruar një viktimë.

1600458979_5f651055eb496shjkopi.jpg

Shkopi i bejzbollit në vendin e ngjarjes

Referuar njoftimit zyrtar të policisë, është kapur autori nga fisi Tatozi, teksa janë shoqëruar në polici 5 të tjerë të përfshirë në këtë sherr masiv, për të cilat uniformat blu nuk japin detaje për shkak të hetimeve. Urgjenca e spitalit të Durrësit ku ndodhet i plagosuri, është rrethuar nga policia.  

Forca policie te Urgjenca e Durrëst ku ndodhen 2 të plagosurit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Policia e Durrësit jep njoftim zyrtar për vrasjen në Durrës: Në spital një tjetër i plagosur, s'dihet nëse ka lidhje me ngjarjen

1600456842_1600456050lokali.jpg

Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar për vdekjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi, pas sherrit në Durrës. Ndërkohë, njoftojnë se një tjetër i plagosur është paraqitur në spital, i identifikuar me inicialet E.T.., por nuk dihet nëse ka lidhje me këtë ngjarjes ose jo.

"Në lidhje me informacionin e mësipërm ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A.B., 39 vjeç dhe E.Gj., 19 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetasi A.B.

Po në lidhje me këtë informacion është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje", njofton policia.

Ora 21:40
Shkop bejsbolli, karrige...çfarë ka mbetur pas sherrit në Durrës

 

Në pamjet që Report Tv sjell shihen në vendngjarje shkop bejsbolli, karrige. Fillimisht ka pasur një sherr me sende të forta si shkop bejsbolli dhe karrige dhe më pas ngjarja ka degjeneruar me përdorimin  e armëve të zjarrit, për pasojë u regjistrua një viktimë dhe një i plagosur.

1600458008_shjkopi.jpg

Ora 21:20
U plagos pas një sherri në Durrës, ndërron jetë një nga të plagosurit

Ndërron jetë një nga të plagosurit në Durrës. Mësohet se ka ndërruar jetë Armando Baboçi 39 vjeç i cili kishte plagë të rënda në bark, e ndërsa djali i tij Erald Gjini (ka ndërruar mbiemrin) 19 vjeç ka mbetur i plagosur.