Të shtëna me armë në Elbasan/ Arrestohet te Trauma 'Vis korçari' i cili u plagos në shpatull, në kërkim Migert Qosja, personi tjetër i përfshirë në konflikt

Të shtëna me armë në Elbasan/ Arrestohet te Trauma 'Vis korçari' i cili u plagos në shpatull, në kërkim Migert Qosja, personi tjetër i përfshirë në konflikt

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjes e shkëmbimit me armë zjarri ku është arrestuar Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç,  dhe është shpallur në kërkim Migert Qosja, 25 vjeç, personi që ndodhej në makinën tjetër. Ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit, ku Çaushllari i njohur edhe si 'Vis korçari' që drejtonte mjetin tip 'Mazda' dhe Migert Qosja, i cili drejtonte  mjetin tip "Ford", të cilët fillimisht janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit.

Nga shkëmbimi me armë zjarri ka mbetur i plagosur në shpatull Çaushllari, person me precedent të mëparshëm penal, i cili për t'i shpëtuar policisë është nisur për mjekim te Spitali i Traumës në Tiranë. Por ai është arrestuar nga policia në spital, ndërsa  është bërë edhe ekspertiza e makinës tip "Golf" me të cilin u nis drejt Tiranës.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e Migert Qosjes, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. 

"Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth  orës 11:50, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja.

Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje"", thotë policia e Elbasanit


Lajmi kryesor:

'Far West' në Elbasan! 'Vis korçari' qëlloi i pari, plagoset në shpatull! Arrestohet te Trauma! Në kërkim shoferi tjetër!Sekuestrohen pamjet filmike (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet