Tirana u trondit këtë të hënë nga vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit në një proces për prona. Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi 30 vjeç, sapo gjyqtari mori vendim kundër xhaxhait të tij. Autori qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Pas krimit, i riu iu dorëzua patrullës së policisë në dalje të gjykatës. Mister se si u thye siguria e gjykatës duke u futur brenda një person i armatosur.

***

Rreth orës 15:40 kur sapo në sallë u shpall vendimi kundër xhaxhait të tij, Elvis Shkambi 30 vjeç nga Shkodra nxori një armë të cilën e kishte pasur me vete gjatë gjithë seancës të nisur prej orës 14:00 në Gjykatën e Apelit.

E mbushi me plumba dhe goditi gjyqtarin 60-vjeçar, Astrit Kalaja, në sallë. 2 plumba e kapën në gjoks dhe 1 në bark. Plagët e shkaktuara nuk lanë asnjë hapësirë për mjekët që të mund të ndërhynin. Ai humbi jetën rrugës për në spital.  

 Me të njëjtën armë, Elvis Shkambi qëlloi edhe ndaj 2 personave nga pala kundërshtare që ka bërë edhe padinë në Apel, babë e bir, Ragip Kurtaj 65 vjeç dhe Ervis Kurta, 45 vjeç.

Të dy ndodhen jashtë rrezikut në Spitalin e Traumës. Babai me plagë të lehta në kraharor dhe këmbë. Djali me plagë të lehta në dorë.

Burime për Report Tv, thonë se 30-vjeçari nga Shkodra, brenda sallës së gjyqit i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës, por nuk e qëlloi. Armën e krimit ia dorëzoi rojës së sigurisë së gjykatës.

Doli te dera e Gjykatës së Apelit, dhe iu dorëzua patrullës së policisë duke pranuar autorësinë: Unë jam autori.

Autori ishte në sallën e gjyqit duke ndjekur seancën për një pronë në Shkodër, ku palë e tretë e interesuar, ishte xhaxhai i tij i pranishëm në sallë, Gjon Shkambi, i cili e pretendonte atë prej shumë vitesh.

Ai e mbante armën pranë vetes. Sapo gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim në favor të paditësve dhe jo xhaxhait të tij, e përdori kundër tij.

Elvis Shkambi ndodhet i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës bashkë me personat që ishin në procesin gjyqësor, punonjës të gjykatës, përfshirë dhe rojën e sigurisë.

Këtu, lindin edhe pikëpyetjet e mëdha të masave të sigurisë në gjykatë, se si hyri brenda Gjykatës së Apelit në sallë gjyqi një person i armatosur.

30-vjeçari Elvis Shkambi u fut në gjykatë nga dera ku hyjnë qytetarët, të cilët kalojnë përmes një detektori, i njëjtë si në aeroporte. E paqartë ende se si pajisja nuk ka lëshuar sinjal për praninë e një arme dhe plumbat në xhep.

Nga Policia e Shtetit saktësohet se efektivët e tyre nuk kanë lidhje me këtë pajisje sigurie detektimi. Edhe burime nga Policia e Burgjeve thonë se nuk janë efektivë të tyre te skaneri. Siguria në gjykatë është e policisë private, por se e kujt është përgjegjësia, kjo pritet të zbardhet në vijim.

Dy prokurorë të SPAK, Adnand Xholi dhe Vladimir Mara, shkuan edhe në ambientet e Gjykatës së Apelit për të parë nga afër vendngjarjen. Megjithatë, hetimin deri më tani e ka në dorë Prokuroria e Tiranës.

Trupi i pajetë i gjyqtarit, Astrit Kalaja u dërgua në morgun e Tiranës, aty ku do t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Dështim i masave të sigurisë

31-vjeçari Shkambi ka pranuar tashmë autorësinë e krimit, ndërsa mbetet e paqartë se si arriti që të futej brenda në sallë i armatosur, duke ngritur kështu alarmin për një dështim të masave të sigurisë në një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ruhet nga polici private dhe jo nga Policia e Shtetit. Burimet i thanë Report Tv dhe Shqiptarja.com se dyshohet se nuk kanë funksionuar detektorët metalikë, duke mos kapur armën, që tashmë është sekuestruar nga policia. Para një viti në një nga proceset gjyqësore, pala humbëse kërcënoi me jetë trupën e gjykatësve. Çështja i kaloi organeve të drejtësisë dhe policia premtoi forcim të masave të sigurisë, por pa bërë asgjë konkrete.

Sherri për pronën, motiv i vrasjes

Objekt i vrasjes dhe konfliktit është godina e ish-Shkollës së Rezervave në lagjen "Skanderbeg". Në këtë ndërtesë janë strehuar 31 familje që në vitin 1992. Por në vitin 2012, Gjon Shkambi shfaqi pretendime për pronën me argumentin se është pasuri e trashëguar brezë pas brezi.

Siç rezulton, 31 familjet u strehuan në këtë godinë 33 vite më parë nga Bashkia e Shkodrës. Por banorët thonë se Gjon Shkambi që pretendon pronësinë mbi ndërtesën, ka dokumente false.

Çështja u komplikua në vitin 2012, kur Bashkia e Shkodrës firmosi shitjen e godinës te Gjon Shkami. Sipas banorëve, kryebashkiaku i Shkodrës në atë kohë, Lorenc Luka, i dha Gjon Shkambit dokument privatizimi pa vendim të këshillit bashkiak.

Në vitin 2020, 31 familjet u përplasën për herë të parë me zyrën private të përmbarimit. Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë.

*Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema, Keti Banushi, Ergys Kavaja dhe Joana Preja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
VIDEO nga shoqërimi në polici i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja dhe xhaxhait të tij

 

Report Tv ka siguruar disa pamje, ku në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës duken Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, i cili po ashtu ishte pranishëm në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm kur nipi i tij qëlloi me armë zjarri magjistratin dhe 2 persona të tjerë, palë kundërshtare në përballjen gjyqësore.

I shoqëruari me të bardha është Elvis Shkambi, ndërsa tjetri është xhaxhai i tij, Gjon Skmabi

Ora 20:13
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, autori i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës, nuk e qëlloi

1759773952_IMG0639.ëebp

Detaje të reja kanë dal në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja nga 30- vjeçari Elvis Shkambi, ku shkak dyshohet humbja e gjyqit për pronën e xhaxhait të tij.

Burime për Report Tv, thonë se 31-vjeçari, brenda sallës së gjyqit, i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës, por nuk e qëlloi.

Ora 18:48
Report Tv siguron foton, ja kush është i riu që vrau gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit

1759769193_klevisshkambaautoriivrasjesseastirtkalaja.jpg

Autori i vrasjes Elvis Shkambi

Report Tv ka siguruar foton e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. 31-vjeçari Elvis Shkambi u fut me armë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe qëlloi gjyqtarin pasi xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën.

Ora 18:03
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti

1759767181_WhatsAppImage20251006at18.11.47.jpeg

Godina e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër është burimi i konfliktit mes disa palëve që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë dhe plagosjes së dy të tjerëve.

Report Tv ka siguruar pamjet e kësaj godine në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës.

Në këtë godinë strehohen 31 familje. Ndërsa familja Shkambi pretendon pronësinë e të gjithë godinës.

Në vitin 1992, 31 familjet familje me vendim të Bashkisë së Shkodrës u vendosën në godinën e ish-Shkollës së Rezervave të ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara.

Ndërsa familja Shkambi kërkon të nxirren jashtë 31 familjet.

Në gjyqin e sotëm, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dha vendim jo në favor të autorit dhe familjes së tij.

Ora 17:55
Detaje/ Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me 3 plumba

1759758771_astritkalaja.jpg

Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me 3 plumba brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nga autori Elvis Shkambi.

Ekzekutimi ndodhi menjëherë pasi gjyqtari dha vendim jo në favor të familjes Shkambi, në një lidhje me pronësinë e një trualli në Shkodër.

Në këtë moment, Elvis Shkambi 30 vjeç qëlloi me armë në drejtim të gjyqtarit Kalaja duke e lënë të vrarë.

Me 3 plumba u qëllua gjyqtari, 2 në kraharor dhe 1 në bark.

Astrit Kalaja ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, ku dhe u konstatua vdekja e tij.

Ora 17:43
VIDEO e momentit kur gjyqtari Astrit Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata e Apelit në Tiranë

Report Tv ka siguruar pamje nga momenti i transportimit të gjyqtarit Astrit Kalaja drejt Spitalit të Traumës pasi u qëllua me armë zjarri në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm gjatë një seance gjyqësore, nga autori i dyshuar Elvis Shkambi.

Në pamje duket momenti kur gjyqtari Kalaja nxirret nga ambientet e gjykatës i shtrirë në barrelë dhe i veshur ende me uniformën që kishte veshur gjatë seancës.

Gjyqtari Astrit Kalaja, me një karrierë 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë, ishte në krye të detyrës, duke shqyrtuar një çështje pronash, kur një nga personat palë në proces ka qëlluar me armë në drejtim të tij dhe dy personave të tjerë që ishin në gjyq. Fatkeqësisht, gjyqtari Kalaja nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe ka humbur jetën brenda në sallën e gjyqit.

Të plagosur kanë mbetur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj. Njëri prej tyre, i është nënshtruar një operacioni, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan autorin e dyshuar Elvis Shkambi, 30 vjeç, duke i sekuestruar edhe armën e krimit

Ora 17:36
VIDEO e momentit kur Instituti i Mjekësisë Ligjore tërheq nga Spitali i Traumës trupin e pajetë të gjyqtarit Astrit Kalaja

 

Në Spitalin e Traumës në Tiranë ka mbërritur automjeti i Institutit të Mjekësisë Ligjore për të tërhqeur trupin e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra ditën e sotme me armë zjarri në ambientet e Gjyaktës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm gjatë një senace gjyqësore, nga Elvis Shkambi.

Ora 17:21
‘Jam unë autori’, pas vrasjes së gjyqtarit, i riu i la pistoletën në dorë rojës së sigurisë së gjykatës

1759758667_astritkalaja.JPG

Gjyqtari Astrit Kalaja

Report Tv zbardh detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Autori Elvis Shkambi ka qenë brenda në sallë në seancën gjyqësore që ka nisur rreth orës 14:00, ku vetë ai ishte palë në një gjyq për çështje pronash.

Gjyqtari ka dhënë vendim në favor të të plagosurve, dhe jo të tij. Pas përfundimit të vendimit gjyqtari është qëlluar nga autori. Ky i fundit menjëherë armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës. Pas kësaj ai ka dalë te dera e gjykatës ku i ka thënë patrullës së policisë që unë jam autori.

Ora 17:09
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autori pranon krimin

1759759571_gjykataapelit.jpeg

30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, ka pranuar autorësinë, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema. 

Ora 16:47
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagon Policia: Kemi sekuestruar armën e krimit

1759761980_gjykataapelit.jpg

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka sekuestruar armën që u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja.

Blutë gjithashtu theksojnë se autori i dyshuar Elvis Shkambi u kap menjëherë pas krimit ddhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore e Policisë Tiranë.

"Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykasekuestrohet arma e krimittës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces). 

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen", njoftoi sot policia.

Ora 16:37
Report Tv siguron EMRAT, kush janë babë e bir që u qëlluan me armë brenda sallës së gjyqit në Apelin e Tiranës

 

Rakip dhe Ervis Kurtaj, janë babë e bir që mbetën të plagosur pasi një person qëlloi me armë brenda në sallën e gjyqit në Apelin e Tiranës, bëjnë me dije burime për Report Tv. I vdekur mbeti gjyqtari Astrit Kalaja.

Ora 16:34
Vrasja me armë brenda Gjykatës së Apelit Tiranë, si dështuan tërësisht masat e sigurisë

 

Një vrasje me armë brenda Gjykatës së Apelit Tiranë ka tronditur sot vendin, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Ngjarja konsiderohet tepër e rëndë, pasi kanë dështuar të gjitha masat e sigurisë brenda gjykatës, se si është e mundur që autori Elvis Shkambi u fut i armatosur brenda gjykatës.

Ajo që dihet deri më tani është fakti që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ruhet nga polici private.

Siç bëhet me dije nga burimet për Shqiptarja.com, dyshohet se nuk kanë funksionuar detektorët metalikë, duke mos kapur armën, që tashmë është sekuestruar nga policia. Edhe autori është arrestuar.

 

 

 

Ora 16:32
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, dy prokurorë të SPAK mbërrijnë në Apelin e Tiranës

1759760236_gjykataeapelit.jpg

Dy prokurorë të SPAK kanë mbërritur në ambientet e Apelit të Tiranës, për të hetuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.  

Ora 16:14
U vra në krye të detyrës, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja! 32 vite në sistemin e drejtësisë

Me një karrierë 32 vjeçare në sistemin e drejtësisë në vend, Astrit Kalaja është emëruar për herë të parë magjistrat në Shkodër, më 24 nëntor 1993. Aty, ai shërbeu për shumë vite, derisa u emërua në Gjykatën e Apelit, Tiranë.

Ai iu nënshtrua procesit të vettingut dhe kaloi në të dyja shkallët si i pastër në të treja shtyllat e rivlerësimit. Në vitin 2019, Kalaja u konfirmua nga KPK, ndërsa edhe pasi komisioneri publik kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, pasi pretendonte se gjyqtari nuk ka bërë deklarimin e mjaftueshëm të një apartamenti, e të një sipërfaqe toke, në vitin 2022, gjyqtari u cilësua i pastër edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelit. Po kështu, Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi.

Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Nga ky vit, deri më 2004, ai punoi si gjyqtar I Gjykatës së Rrethit, Shkodër. Në qershor të vitit 2004, deri në janar 2023, Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit, qarku Shkodër, ku ka mbajtur edhe pozicionin e zv. Kryetarit atje. Më pas është transferuar në Apelin e Përgjithshëm në Tiranë.

Ai ka pasur disa dosje të bujshme në Apel, ndërsa në vitet 2005-2006  dhe 2007-2009 ka pasur vlerësimin "Shumë Mirë" për etikën dhe veprimtarinë profesionale, ndërsa gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka pasur asnjë masë, disiplinore.

Ora 16:13
Report Tv siguron EMRIN, kush është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

1759758667_astritkalaja.JPG

Gjyqtari Astrit Kalaja

Elvis Shkambi, 30 vjeç, është autori vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai është futur i armatosur në sallën e gjyqit dhe ka qëlluar drejt gjyqtarit. 

Ora 16:11
Mbeti i plagosur me armë, gjyqtari Astrit Kalaja mbërriti pa shenja jete në spital

1759758771_astritkalaja.jpg

Gjyqtari i Gjykatës i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, ndërroi jetë pasi u qëllua me armë. Sipas informacioneve Kalaja ishte pa shenja jete kur mbërriti në Spitalin e Traumës.

Gjyqtari Kalaja mbeti i plagosur rëndë fillimisht nga sulmi me armë brenda gjykatës, e ndërroi jetë në spital.

Ora 16:07
Sulmi me armë në Apelin e Tiranës, plagosen edhe 2 persona të tjerë, babë e bir

1759759571_gjykataapelit.jpeg

Dy persona të tjerë kanë mbetur gjithashtu të plagosur nga sulmi me armë në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Shqiptarja.com mëson se përveç gjyqtarit Astrit Kalaja i cili ishte objekt i sulmit nga autori i armatosur, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor. 

Që të tre janë paraqitur në spital. Megjithatë, dy të plagosurit e tjerë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe arma i është sekuestruar.