LAPRAKE - Tre simpatizantë të PS-së kanë mbetur të plagosur pak minuta para mesnatës të së shtunës (22.06.2013) në zonën e Laprakës. Incidenti elektoral ndodhi në një lokal, pranë vendit ku ishte ngritur shtabi elektoral i PS në këtë zonë.

Sipas informacioneve paraprake ka pasur të shtëna me armë nga të cilët janë plagosur 3 simpatizantë të PS-së. Të plagosurit janë Arjan Rrahman Kacnia, 32 vjeç dhe Denard Kenezi dhe Erjon Buzoni, si dhe janë shoqëruar 8 persona.

Kandidati i PS në Laprak Rakip Suli ka thënë për TV A1 Report se të plagosurit janë tre dhe se disa persona kanë qëlluar me armë në një lokal pranë shtabit elektoral.

I kontaktuar nga TV A1 Report deputeti i PS Sajmir Tahiri ka thënë se disa persona të armatosur kanë qëlluar me armë në drejtim të simpatizantëve të PS dhe se këta të fundit ishin të pa armatosur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu për të nisur hetimet.


Redaksia Online
(e.s/b.m/shqiptarja.com)