Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një person! Pezullohen 4 efektivë policie! Njëri prej tyre dyshohet të ketë qëlluar

Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një person! Pezullohen 4 efektivë policie! Njëri prej tyre dyshohet të ketë qëlluar

Foto ilustruese

MITROVICË- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës, por policia e Kosovës në deklaratat e bëra, e ka mohuar të ketë qëlluar. 

Policia e Kosovës ka mohuar raportimet se në veri të vendit ka plagosur një person në mbrëmjen e djeshme. Në një reagim publik në Facebook, Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar.

Por pas disa orësh, është bërë me dije se për ngjarjen e ndodhur është pezulluar nga puna një efektiv policie që dyshohet se qëlloi me armë zjarri duke shkaktuar plagosjen e një personi. Masa janë marrë edhe ndaj 3 kolegëve të tij të cilët janë pezulluar pasi dyshohet se kanë qenë të pranishëm në momentin kur ndodhi ngjarja dhe nuk e kanë raportuar. 

Ndërkohë, personi i plagosur ka një plagë në kraharor dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e Mitrovicës Veriore.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë, pezullohet polici që qëlloi! Merren masa edhe ndaj 3 efektivëve të tjerë

1670704566_Screenshot26.jpg

Katër policë janë pezulluar pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara në orët e vona të së hënës në Mitrovicë. Njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të plagosur një person.

Ndërsa masa e pezullimit është marrë edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë policorë që dyshohet se kanë qenë të pranishëm në momentin e të shtënave me armë.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media, ku thuhet se pas hetimeve të pandërprera është arritur që të sigurohen dëshmi të tilla.

“Policia e Kosovës, lidhur me rastin ndodhur në orët e vona të datës 10.04.2023 në veri të vendit, ku nga arma e zjarrit ishte plagosur një person, ka vazhduar hetimet intensive me njësitet relevante policore nga niveli rajonal dhe ai qendror, me qëllim të hetimit dhe ndriçimit sa më parë të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion