RRËSHENTë shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Rrëshen i cili dyshohet ta ketë zanafillën prej konflikteve të dy fiseve Bardhi dhe Reçi. Fillimisht dy të rinjtë, Enrik Bardhi dhe Saimir Reçi janë konfliktuar fizikisht e më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit.

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020. Gjatë largimit të këtij të fundit nga vendi i ngjarjes, për shkak të të shtënave me armë, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën rrugës. 

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhaj të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës. Grupi hetimor ka administruar çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e ngjarjes e cila dyshohet ta ketë zanafillën tek konfliktet e vjetra mes fiseve Bardhaj dhe Reçi në Rrëshen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Të shtënat me armë në Rrëshen, dalin pamjet e plumbave në makinën e Saimir Reçit që u qëllua nga babë e bir pas një sherri

 

 

Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë momentet ku Enrik Bardhi ka qëlluar me armë zjarri në makinën e Saimir Reçit pas një sherri mes tyre për parkimin.  

Ora 21:50
Të shtënat me armë në Rrëshen, konflikti mes të rinjve nisi për parakalimin me makinë

1679863127_1679862407finalprojekt00132208Still022.png

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Rrëshen ku është qëlluar më armë në drejt të një të makinës në të cilën udhëtonte  Saimir Reçi, nipi i Kastriot Reçit. Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njeri tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit.

Ora 20:55
​​​​​​​Të shtënat me armë pas një sherri në Rrëshen, objektivi nipi i Kastrot Reçit! I ekzekutuar në 2020-n

1679856968_8080299310218767635653780394550444728254464o.jpg

Saimir Reçi, objektivi i sotshëm pas një sherri me Enrik Bardhin është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 7 janar 2020. Saimir Reçi është përplasur fillimisht fizikisht me Enrik Bardhin i cili më pas ka shkuar në banesë të marrë armën dhe së bashku me të atin e tij kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës së Saimir Reçit, i cili më pas është aksidentuar pasi ka humbur kontrollin e mjetit.