U dënua për trafikim të mbi 1 ton kanabis, 47-vjeçari ekzekutohet me plumb në kokë pranë shtëpisë në Selenicë

VLORË- Një 47-vjeçar është ekzekutuar me një plumb në kokë dhe dy në trup, në Selenicë të Vlorës mbrëmjen e sotme, teksa po shkonte në banesën e tij. Viktima është Nikola Ikonomi apo i njohur ndryshe si Laver Tozaj pasi kishte ndërruar emrin. 47-vjeçari fillimisht është gjetur i plagosur rëndë por ende në jetë, nga disa kalimtarë të rastit pranë shkollës së Selenicës, ku e kanë transportuar drejt spitalit me një mjet privat dhe kanë lajmëruar policinë. Rrugës është nisur edhe një ambulancë që e ka marrë më pas dhe ka transportuar në spital. Fatkeqësisht, Nikola Ikonomi nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga tre plumba ku njëri e kishte kapur në pjesë e kokës.

Ndërkohë Policia e Vlorës është vënë në lëvizje dhe ka blinduar zonën me postblloqe dhe me qenin e gjurmës për kapjen e autorëve të këtij ekzekutimi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë nisur edhe forcat RENEA. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes për hakmarrje për shkak të të kaluarës së viktimës, pasi ishte dënuar më parë me 6.8 vjet burg për shkak se tenoti të trafikonte rreth 1146 kg kanabis drejt Greqisë. Megjithatë grupi hetimor shprehen të rezervuar në dhënien e informacioneve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
U ekzekutua rrugës për në shtëpi, kush është 47-vjeçari me tre emra i dënuar më parë me 6.8 vite burg për drogë


Viktima Nikola Ikonomi  është me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droga.

" Laver Tozaj, shpallet fajtorë për kryerje të veprës penale të: “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me dhjetë vjet burgim;" shprehej Gjykata.

Nikola Ikonomi (Emri i fundit i përdorur nga ai ) kishte tre emra pasi e kishtë ndërruar. Fillimisht quhej Laver Tozaj, më pas në Xhaferr Tozaj dhe së fundmi në Nikola Ikonomi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka akuzuar viktimën për trafikimin e 1146 kilogramëve kanabis në drejtim të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitit 2005. Sipas Prokurorisë, ngjarja për të cilën janë të pandehur personat e dërguar në gjykim, ku në krye të listës ka qenë Tozaj, ka ndodhur më 17 mars 2005, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë ku është sekuestruar sasia prej 1146 kilogramë lëndë narkotike marijuanë. Droga ishte ngarkuar në një kamion që kishte si destinacion, kalimin në territorin e shtetit grek.

Policia po punon në disa pista për zbardhjen e ngjarjes dhe nuk përjashtohet pista e larjes së hesapeve për pazare droge.

( kliko ketu per te lexuar vendimin e gjykates )
 

Ora 21:50
Vrasja në Selenicë, dy grupe të RENEA-s nisen drejt vendit të ngjarjes


Pasi 47-vjeçari, Nikola Ikonomi, humbi jetën rrugës për spital si pasojë e tre plumbave të marrë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy grupe të repartit të RENEA-s. Kujtojmë që Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur (RENEA) merr pjesë vetëm në aksione kur ka rrezikshmëri të lartë, megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera për vrasjen e 47-vjeçari.

Ora 21:38
Rrëqethëse! 'Po pse me le o vlla...', të afërmit e 47-vjeçarit të vrarë në Selenicë mbërrijnë në spital

Të afërmit e viktimës Nikola Ikonomi, kanë mbërritur në spitalin e Vlorës, ku kanë marrë vesh edhe lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit të tyre. Në këto momente familjarët kanë shpërthyer në vaj. Ndërsa policia është munduar t'i qetësojë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati djali lushnjarit: 08/08/2019 09:04

    Vlonjatët qe në lashtesi njihen per kusarë se meqenese historia do ti kujtonte për shkencëtarë.. Vetëm Enver Hoxha i bëri ti këndojnë atij dhe shokut Mao. Vlonjatët duhen mbajtur zap me ushtri që ti komandojë për punë të dobishme në favor të komunitetit dhe jo të lihen azat. Vetëm me ushtri te koka e diktat policor mumdet vlonjatët te shpetojnë fillimisht nga e keqja e vetvetes që i ka kapluar. Farë e keqe!

    Përgjigju
  • Shaban: 08/08/2019 08:13

    Nuk paska qene engjell. Si i thone llafit Vajti haka te i zoti

    Përgjigju
  • Labi: 07/08/2019 21:46

    Ore ketu n vlore nuk mereu vesh

    Përgjigju
  • Tini: 07/08/2019 21:05

    Rrac e keqe paskemi qen , as Serbi e Greku skan vra kaq shum shqiptar sa po vriten ne shqipri me njeri tjetrin

    Përgjigju
    • Edi: 07/08/2019 21:46

      Jan pasojat e parcelave qe kan punuar me me ke e ta kam vjen fundi qe duhen paguar pasojat e Tahirit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)