Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në afërsi të aeroportit në Indianapolis, në një qendër shpërndarje të FedEx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku paraprakisht kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.
Mediat vendase bëjnë me dije se sipas zëdhënësit të policisë autori i kësaj ngjarje është vetëvra ndërsa të plagosurit po marrin ndihmën e parë në spital.
Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin të plagosurve . tanimë zona është siguruar dhe nuk ka asnjë problem për sigurinë.
Një dëshmitar që tha se punon në objektin ku ndodhën të shtënat tha se ka parë një burrë me një armë pasi dëgjoi disa të shtëna.
Një person tjetër tha se mbesa e tij ishte e ulur në veturën e saj kur shpërthyen të shtënat dhe se ajo është plagosur. “Ajo u qëllua në krahun e majtë. Ajo është mirë, tani ndodhet në spital”, tha Parminder Singh.
Kompania “Fedex” doli me një deklaratë, në të cilën thuhet: “Jemi të vetëdijshëm për të shtënat tragjike në objektin tonë afër aeroportit të Indianapolisit. Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Po punojmë që të mbledhim më shumë informata dhe jemi duke bashkëpunuar me autoritetet hetuese.
This is raw video of the scene. Just got news of a different media staging area. Will head there and update. pic.twitter.com/PuUeVKyn0S
— Mykal McEldowney (@mykalmphoto) April 16, 2021