Të shtëna me armë në SHBA
1 i vdekur dhe 9 të plagosu

Të shtëna me armë në SHBA<br />1 i vdekur dhe 9 të plagosu
Një burrë ka mbetur i vrarë ndërsa 9 persona të tjerë janë plagosur nga disa të shtëna në New Orleans.
 
Policia u shpreh se agresori hapi zjarr rreth orës 1:30 sipas kohës lokale.
 
Të plagosur nga sulmi kanë mbetur 6 burra dhe 2 gra të moshës 20 deri në 37 vjeç.
 
Policia ka arrestuar 2 persona ku një prej të cilëve u plagos nga të shtënat.
 
Autoritetet shprehen se përqendrimi i forcave policore në zonë ka qenë i lartë për shkak se zhvillohej një ndeshje futbolli.
 
Lagjia historike franceze ku ndodhi sulmi është një nga zonat më të preferuara për turistët.
 
Në qershorin e vitit 2014 pak blloqe më tutje 10 persona ranë pre e një sulmi me armë zjarri ku mbeti e vdekur një studente dhe u plagosën 9 persona të tjerë. 

[gallery]19892[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë