Një oficer policie dhe një person që ishte i shpallur në kërkim u vranë në një shkëmbim zjarri me njëri-tjetrin, në qendër të Pensilvanisë në verilindje të Shteteve të Bashkuara, disa orë pasi i agresori plagosi rëndë një tjetër oficer.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se, burri është përfshirë fillimisht në një shkëmbim zjarri me policinë, rreth orës 12:45 të së shtunës pranë kazermës Lewistown.
Për pasojë një oficer është qëlluar me armë zjarri dhe është dërguar në spital me plagë të rënda. E pasi policia filloi kërkimet për kapjen e autorit, rreth orës 15:00 në Walker Township, rreth 33 km nga Lewistown, u dëgjuan të shtëna me armë nga të cilat, mbetën të vrarë autori dhe efektivi i policisë, gjatë shkëmbimit me armë zjarri.