Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet drejt një mjeti ‘Toyota’ (EMRI)

Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet drejt një mjeti ‘Toyota’ (EMRI)

Foto ilustruese

SHKODËR- Të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 02:00 të mbrëmjes në Shkodër. 42-vjeçari i identifikuar si Armand Babaj është qëlluar me armë zjarri teksa po udhëtonte me mjetin e tij në Shkodër tip ‘Toyota’ të cilën e kishte marrë me qira. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Report Tv, mëson se 42-vjeçari kishte 2 muaj që kishte ardhurnga Britania e Madhe dhe dyshohet se situatën e ka krijuar në mënyrë që të marrë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përditësim...

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bilua: 07/10/2022 16:47

    Tipike makine me qera per simulim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD