SHBA- 3 persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat ma armë në një shkollë të mesme të hënën në mëngjes në Misuri, ndërsa autori vdiq pas përplasjes me armë me forcat e rendit sipas njoftimit të policisë.
Të shtënat kanë ndodhur në Shkollën e Mesme Qendrore Vizuale dhe Arteve Performuese. FBI ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime.
Policia Metropolitane Sr. Louis tha se njoftimi për të shtëna erdhi rreth orës 9:10 të mëngjesit. Oficerët mbërritën në vendngjarje, ndërsa studentët po iknin nga ndërtesa. Disa dëshmitarë kanë deklaruar se sulmuesi ndaloi së qëlluari kur iu bllokua arma, raporton “The Independent”.

Komente

