Të shtëna me armë në Vlorë, shoqërohen në polici disa persona (VIDEO)

Të shtëna me armë janë dëgjuar gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë.

Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar por policia është vënë në lëvizje.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar disa persona.

Në informacionin e dhënë policia thotë se të shtënat kanë qenë në ajër dhe janë dëgjuar pas një konflikti të çastit.

Ende nuk dihet personat që janë përfshirë në këtë konflikt por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1607709672_vlora001.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
Të shtënat me armë në Vlorë, policia: Dyshohet se është qëlluar në ajër pas një konflikti

1607712550_1607709672vlora001.jpg

Policia ka dhënë informacion mbi të shtënat me armë që janë dëgjuar para poak minutash në Vlorë.

Të shtënat në ajër sipas policisë janë dëgjuar pas një konflikti të çastit.

"Më datë 11.12.2020, rreth orës 18:35, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Polici disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik