Të shtëna me armë pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore, 5 të vdekur, mes tyre 2 roje sigurie! Dorëzohet autori

Të shtëna me armë pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore, 5 të vdekur, mes tyre 2 roje sigurie! Dorëzohet autori

Policia franceze

FRANCË - Të paktën pesë persona, duke përfshirë dy roje sigurie, janë qëlluar për vdekje pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore.

Ngjarja ka ndodhur pranë plazhit të Loon Plage, në afërsi të Dunkirkut. Policia në Francën veriore tha se një burrë u dorëzua të shtunën pasi pretendoi se vrau pesë persona në rajonin e Dunkirkut.

Sipas Daily Mail, autoritetet konfirmuan se dy roje sigurie dhe dy emigrantë u vranë në vendngjarje, ndërsa një person i pestë u vra në Ëormhout, rreth pesë kilometra në jug të Kanalit Anglez.

I dyshuari u dorëzua dhe pranoi vrasjet, tha një burim i njohur me hetimin, pa dhënë detaje mbi incidentin.

Sipas Le Parisien, autori i dyshuar është 22 vjeç dhe ka lindur në Dunkirk. Ai nuk është i njohur për policinë, ndërsa në makinë i janë gjetur katër armë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Po festonte ditëlindjen, aktori Jamie Foxx goditet me gotë qelqi në gojë teksa po darkonte

Po festonte ditëlindjen, aktori Jamie Foxx goditet me gotë qelqi në gojë teksa po darkonte