VLORË- Të shtënat me armë në Vlorë kanë prishur qetësinë e pushuesve këtë të diel. Një konflikt banal ka bërë 30-vjeçari Aurel Licaj të qëllojë me armë zjarri në ajër, duke dashur të trembë disa persona tek një lokal pranë. Report Tv mëson se i gjithë sherri ka nisur pas pretendimeve të Licajt se disa persona i kishin bezdisur nënën e tij, ndaj pas debatit verbal, i riu ka qëlluar me armë.

Autori kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe sipas policisë kishte shkuar tek lokali tjetër dhe kishte bërë fjalë me pronarët.

"Pse ma bezdisni mamanë?" është pyetja që i ka drejtuar Licaj pronarit të lokalit pranë dhe ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër. Burime policore bëjnë të ditur se deri më tani janë shoqëruar 7 persona, por autori nuk është kapur ende. Pas ngjarjes, autori është fotografuar me armë në dorë, ndërsa e ëma përpiqet ta tërheqë. 

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e Licajt i cili është identifikuar nga Policia menjëherë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:39
Të shtënat në Vlorë! Del FOTO, momenti kur e ëma tërheq 30-vjeçarin me armën në dorë

1658682372_vlore.jpg

Ky është Aurel Licaj, 30-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri në ajër, tek një lokal në Vlorë ndërsa e ëma e tërheq nga krahu. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të diele në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ai shihet duke mbajtur pistoletën në dorë në momentin që ka qëlluar. Sherri ka nisur pas pretendimeve të Licajt se disa persona i kishin bezdisur nënën e tij, ndaj pas debatit verbal, i riu ka qëlluar me armë për të trembur disa persona.

Burime policore bëjnë të ditur se deri më tani janë shoqëruar 7 persona, por autori nuk është kapur ende. Ai kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe sipas policisë kishte shkuar tek lokali tjetër dhe kishte bërë fjalë me pronarët duke i thënë: “Pse ma keni bezdisur mamanë”. Këtu ka qenë e gjithë zanafilla e ngjarjes.

Ora 17:57
Si nisi sherri Vlorë, autori sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit! Konflikti me pronarët: Pse më bezdisni mamanë?

1658659947_frocat.jpg

Një konflikt banal ka bërë 30-vjeçari Aurel Licaj të qëllojë me armë zjarri në ajër, duke dashur të trembë disa persona tek një lokal pranë.  Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të diele në zonën e Ujit të Ftohtë.

Report Tv mëson se i gjithë sherri ka nisur pas pretendimeve të Licajt se disa persona i kishin bezdisur nënën e tij, ndaj pas debatit verbal, i riu ka qëlluar me armë. Burime policore bëjnë të ditur se deri më tani janë shoqëruar 7 persona, por autori nuk është kapur ende.

Autori kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe sipas policisë kishte shkuar tek lokali tjetër dhe kishte bërë fjalë me pronarët duke i thënë: “Pse ma keni bezdisur mamanë”. Këtu ka qenë e gjithë zanafilla e ngjarjes.

Ora 13:24
Breshëri plumbash te Uji i Ftohtë, autori qëlloi në ajër pas një sherri me rojën e parkimit të lokalit tjetër

1658661861_vloreee.jpg

Detaje të reja janë zbuluar nga të shtënat me armë te Uji i Ftohtë në Vlorë. Konflikti ka nisur për parkimet dhe shezlongët në dy lokale përballë me njëri-tjetrin.

Autori ka qëlluar në ajër pas sherrit me rojën e parkimit te lokalit tjetër.

Ora 12:42
I rrethuar nga FNSH, VIDEO nga momenti i kapjes së të afërmit të autorit që qëlloi në ajër te Uji i Ftohtë

 

I rrethuar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, i afërmi i autorit i cili qëlloi me breshëri plumbash në ajër te Uji i Ftohtë në Vlorë është kapur.

Ora 12:33
Të shtëna me armë zjarri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, policia shoqëron një person 

 

Autoritetet kanë njoftuar se është identifikuar autori i cili për një sherr të çastit ka qëlluar me armë zjarri në Ujin e Ftohtë në Vlorë. 

Policia njofton se është shoqëruar një person i cili ende nuk dihet nëse është autori, i konfliktuari tjetër apo dëshmitar.

Ora 12:23
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, autori qëllon në ajër dhe largohet me shpejtësi

1658658238_foto.jpg

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Report Tv mëson se janë konfliktuar dy persona ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri disa herë në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.