TIRANË- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pak pas mesnate në Kamëz, në rrugën ‘Skënderbej’. Policia njofton se është qëlluar në drejtim të një biznesi agjenci funerale në pronësi të shtetases Emriana Mukës, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se në drejtim të agjencisë funerale është qëlluar me një tek plumb me çifte dhe për pasojë është thyer vetëm dera e parë e xhamit. Dyshohet se shënjestër e atentatit të jetë ish-bashkëshorti i Emriana Mukës, i cili ka një tjetër biznes agjenci funerale në anën tjetër të rrugës. Është njeri që krijon konflikte, sipas burimeve. Gruaja e pyetur në policia ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk dyshon te njeri.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Emriana Muka është pronarja e biznesit, në drejtim të të cilit u qëllua me armë zjarri në mesnatë. Emriana Muka është pronare e një agjencie funerale në Kamëz. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Emriana Muka është e divorcuar prej rreth një viti e gjysëm. Ish-bashkëshorti i saj ka hapur përballë një agjenci funerale dhe dyshohet se objektiv ka qenë biznesi i tij, pasi ky i fundit njihet si tip problematik dhe ka para borxh.