Tjetër atentat në Vlorë/ 'Golf'-i bëhet shoshë, shënjestrën s'e kapin plumbat

Rikthehet terrori në Vlorë. Dy ditë pas atentatit në lungomare ndaj Inez Hajrullës pasditen e së dielës është regjistruar një tjetër ngjarje. Në autostradën Vlorë-Fier në Novoselë te ura e Mifolit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine tip 'Golf', që drejtohej nga Romarjo Aliraj, i cili ishte objektiv i atentatit.

Ai ka qenë duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin që një makinë po e ndiqte, ndërsa e ka qëlluar me breshëri. Makina është bërë shoshë nga kallashnikovi, por fatmirësisht Aliraj ka shpëtuar pa asnjë plagë nga plumbat, ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pas daljes së makinës nga rruga, pasi 33-vjeçari humbi kontrollin duke përfunduar në një arë.

Report Tv sjell foton e të riut dhe pamjet e makinës me targa AA 864 SV, e cila i ka të dyja dyert e hapura duke krijuar dyshimet se në automjet mund të kenë qenë edhe një tjetër person, që mund të jetë larguar. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca, ndërsa i plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi nuk e ka kapur asnjë plumb.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Atentati në Vlorë, vjen reagimi i parë nga policia: Të riun nuk e kapën plumbat


Pas atentatit në Vlorë ka ardhur reagimi i parë nga policia e qytetit bregdetar. Policia njofton se Romarjo Aliraj ka plagë të lehta, jo nga plumbat, por nga dalja e makinës nga rruga, që përfundoi në një arë.

"Në vendin e quajtur "Ura e Mifolit" Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta. Nuk ka të lënduar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve" deklaron policia.

Ora 19:35
Del fotoja e të riut që iu bë atentat në Vlorë


Zbulohet fotoja e Romarjo Alirajt, të riut që ishte objektiv i atentatit pasditen e sotme në Vlorë, që shpëtoi për mrekulli, pasi makina u qëllua me breshëri kallashnikovi

Ora 19:16
FOTO-ja e makinës në Vlorë, ja si është bërë shoshë nga plumbat

Report Tv sjell pamjet e makinës tip 'Golf' në Vlorë që u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa objektiv ishte Romarjo Aliraj.

Ora 19:13
Atentati në Vlorë/ Zbulohet emri i shënjestrës

Report Tv zbulon emrin e drejtuesit të makinës që u qëllua me breshëri kallashnikovi në Vlorë. Ai është Romarjo Aliraj, ndërsa është plagosur nga breshëria.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 13/05/2019 00:23

    Policia dhe prokuroria e Vlores jsne totalisht jashte funksionit kushtetues. Keta po qellojne mbi njeri tjetrin ku dhe si te munden. Nuk pyesin se ka njerez te pafajshem rreth e rrotull. Mos harroni ngjarjen para disa vitesh kur nje qelloi ne plazh dhe per pasoje humben jeten njerez te pafajshem. Kush ka garancine per jeten kur keto banda po perplasen kaq ashper ne mes te njerezve? Mbase ka motra e ketij Arlindit ose si do e kete emerin e vertete. Rendi nuk mbahet me batuta dhe deklarata. Nese nuk fillojne me sekuestrimin e pasurise se paligjshme te bandave keto ngjarje do vazhdojne ta mbajne Vloren si nje Palermo nr.2 ne europe.

    Përgjigju
  • Justice: 12/05/2019 23:17

    He mo Vlonjate po kte radhe si ishte puna,kush e ka radhen?

    Përgjigju
    • Justice: 13/05/2019 22:47

      Ore kokrra injorantit,une thjesht pyeta meqe ju vlonjatet i dini me mire.Nuk ofendova qytetaret.Po ckeni ju komentuesit me mamate e me grate vetem ndonje vlonjat si puna jote mund ta shpjegoje.Prandaj shkoni ne te semes tipa si puna jote se merren me grate.Hajt rruga mbare tani.

    • Vlonjati: 13/05/2019 16:33

      Po se je kaq injorant sa punet personale te banditave i kalon me qytetaret e vlores.. tani puna eshte se mami jot po behet kurjoz se kush grup po lufton per te shku me mamin tat, dhe mezi sa po pret ajo se po e djeg epshi..

    • Justice: 13/05/2019 11:04

      Mire motra,te fala te dyja grupeve dhe sateme.Nuk e kuptoj pse te djeg,une nuk ofendova.

    • Vlonjati: 13/05/2019 06:55

      Ee ke te drejt puna ishte se mami jot i ka premtuar te dyja grupeve tani grupet jan ne luft kush do vej i pari tek mami jot , do ta jap pergjigjen kur te mbaroj pune..

  • DKNY: 12/05/2019 23:07

    Arlind vella, po femrat e soijt tuaj prandaj rrine ne VL? O babale, po ti nuk ke kompleks qe del per kafe dhe ha plumb kot si ai puntori i bashkise qe s kish lidhje me drogen? Qe kur eshte normale te plas kallashi mes mes njerzve te pafajshem ne mes te dites? O ministri LLESHAJ, gjith makinat qe jan djeg qellimisht ne VL ne pronesi te inspektorve te krimit dhe te shish dmth qe forcat ne vend se ndreqin dot kte çorbe.

    Përgjigju
  • Arlind Hoxha: 12/05/2019 20:53

    Hajde se do q*hesh rehat

    Përgjigju
  • Kupola PS PD LSI: 12/05/2019 19:56

    Si tha edi brekushja,hengshin kokat e njeri tjetrrit hahahahahahaha,e kemi pak me pune Edin duke luajtur hapi Dollapi u rrezua dhe e kapi me Lulin Moniken Saliun hahahahahahaha

    Përgjigju
  • Elsa: 12/05/2019 19:05

    Do mund te bejme pushime te qeta ne Vlore?

    Përgjigju
    • Vlora: 13/05/2019 06:58

      Elsa te ka lali xhan te ka lali shpirt hajt ta bejm plazhin bashk ..

    • Elsa: 12/05/2019 21:12

      Per Babalen: Mjafton qe te shikosh nje zenke e te prishet gjaku, jo te degjosh te shtena e te shikosh vrasje.

    • Babalja: 12/05/2019 19:54

      Pse Elsa, edhe ti qenke mpleksur me drogen qe paske komplekse?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë