LAÇ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mëngjesin e kësaj të enjteje në Laç ku është qëlluar në drejtim të një biznesi disa herë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur ne orët e para te mëngjesit te kësaj te enjteje dhe fatmirësisht nuk ka persona te lënduar.

Nga raportimet mësohet se është qëlluar me rreth 30 plumba, ndërsa policia e ka dhënë njoftimin këtë pasdite.

Ngjarja ka ndodhur ekzaktësisht në Gjormë, Mamurras. Plumbat kanë zënë fasadën e dyqanit të 36-vjeçarit me iniciale F.T., duke shkaktuar vëtëm dëme materiale.

Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për  dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.