E thërriti për sqarim, i sëmuri mendor godet policin, shoqërohet në spitalin psikiatrik të Elbasanit

ELBASAN-Një 40-vjeçar me probleme mendore ka goditur mesditën e sotme një efektiv policie. Por si ka ndodhur ngjarja? Dy policë kanë shkuar në banesën e tij në Shushicë rreth orës 15:00 dhe e kanë kërkuar që të bisedonin, por në këtë moment,  Sajmir Cakani e ka qëlluar njërin prej tyre. Në fillim u raportua për të shtëna me armë zjarri, por pas verifikimeve rezultoi se ishte një konflikt fizik.

Nëna e 40-vjeçarit në lot mohon se ka pasur të shtëna, ndërsa babai tregon si ndodhi ngjarja. "Nuk ndodhi gjë. Erdhi policia në atë moment, i dhanë dorën. Mendova se mos ka bërë ndonjë gabim. Jo, thanë por duam ta takojmë. Nuk e di cfarë tha polici tjetër dhe ai e goditi. U kërkova falje, dhe u thashë se ai është me nerva. Ka qenë tre herë më parë i shtruar, spitali e mban një muaj dhe e nxjerr" tha babai Sherif Cekani. Policia e ka shoqëruar 40-vjeçarin për në spitalin psikiatrik.

Lajmi në përditësim....

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 12/02/2020 17:25

    Nqse dikush në nje vend tjeter arin ta godase policin ky i fundit perdor armen. Pra kishin armë me vete keta police? Prandaj policit në Shqiperi i ra autoriteti për 30 vjet duke u shnderuar në bajgë sepse ligjin nuk e bënte polici por bajgat. Keshtu qe për 30 vjet u ndëruan rolet: bajgat u bene të fortet e të paprekshimit, ndersa policet u bene bajga!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë