ELBASAN- Një 33-vjeçar ka mbetur i varë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Viktimë ka mbetur Madrit Ulqinaku, i cili u qëllua me armë zjarri nga një 20-vjeçar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00 pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ në qendër të qytetit.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti mes Ulqinakut dhe një 20-vjeçari. Mësohet se 20-vjeçari K.Sh. e ka qëlluar Ulqinakun me armë zjarri pasi doli nga lokali ku po pinte kafe. Ulqinaku nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket 33-vjeçari i shtrirë në tokë.

Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Vrasja në Elbasan, shpallet në kërkim autori, qëlloi me armë zjarri për vdekje bashkëmoshatarin

1660766792_elbasan.jpeg
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes në Elbasan. Sipas Policisë, në kërkim është shpallur 20-vjeçari K.SH.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Elbasanit për të bërë të mundur kapjen e tij.

Ora 22:43
Del FOTO, ja kush është 33-vjeçari që mbeti i vrarë sot në Elbasan

1660768505_foto.jpg

Ky është Madrit Ulqinaku i cili ka mbetur i vrarë sot në Elbasan, pas një sherri me një bashkëmoshatar.

Ora 22:35
Viktima i shtrirë në trotuar, Report Tv sjell pamje nga vrasja në Elbasan (VIDEO)

33-vjeçari Madrit Ulqinaku mbeti i vdekur në vend pasi u ekzeskutua pas një sherri për motive të dobëta nga 20-vjeçari K.SH., në Elbasan.

Report Tv ka siguruar pamjet ku viktima shfaqet i shtrirë në trotuar, pa shenja jete pasi vdiq në vend pasi u qëllua me armë.

Viktima u qëllua ndërsa po dilte nga lokali për t'u futur në mjetin e tij, pasi autori e kishte ndjekur dhe i kishte zënë pritë.

Ora 22:33
Vrasja në Elbasan, Policia: 33-vjeçari qëlloi bashkëmoshatarin pas një konflikti çasti

1660768596_elbasannn.jpg

Policia ka dhënë njoftim zyrtar pas atentatit në Elbasan. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikt për motive të dobwta. 20-vjeçari K.SH. ka qëlluar me armë zjarri Madrit Ulqinaku

"Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen "Kongresi",  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

Ora 22:26
DETAJET/ Atentati në Elbasan, autorët e ndoqën 33-vjeçarin dhe e qëlluan sapo doli nga lokali

 

Detaje të reja dalin nga atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku viktimë mbeti një 33-vjeçar Madrit Ulqinaku.

Mësohet se autori 20-vjeçar K.SH. e ndoqi të riun për disa minuta dhe sapo ky i fundit doli nga lokali, e qëlluan me armë zjarri duke e ekzekutuar në vend ndërsa po hypte në mjet.

Ora 22:19
Ja kush u ekzekutua sot në Elbasan (EMRI)

1660766992_elbasan.jpg

Madrit Ulqinaku, 33 vjeç ka mbetur viktimë në atentatin e sotëm në Elbasan.