FUSHË KRUJË- Një 50-vjeçar është qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi nga bashkëfshatari i tij. Mësohet se shkak i sherrit mes tyre është bërë një debat për prerjen e druve në pyll, që ka çuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej tyre. Viktimë ka mbetur Luan Hushi, i cili pasi u plagos u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë. Hushi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë në bark.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Klodian Keqi, 35 vjeç. Pas debatit që kanë pasur, dyshohet se Keqi ka qëlluar me kallashnikov Hushin dhe më pas është larguar. Report Tv mëson se policia ka ngritur dronin për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.

Autori Klodian Keqi, rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi sëbashku më vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një person, Mustafa Dacin. Shkak është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur familja Keqi dhe Daci më parë për çështje pronësie. Mes tyre kishte pasur edhe më parë përplasje, por në 2010 dy familjet patën shkëmbim me armë zjarri në mes të rrugës. Nga shkëmbimi me armë zjarri në atë kohë, mbetën të plagosur Mustafa Daci dhe vëllai i Klodianit, Jetmir Keqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Qëlloi për vdekje me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin, del FOTO ja kush është autori

1660124057_3a1334043660453bab22fa48e56c5fc2.jfif

Klodian Keqi dyshohet se është autori i vrasjes së Luan Hushit në Fushë Krujë. Keqi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin e tij, pas sherrit që kanë pasur për prerjen e druve në pyll. Report Tv ka siguruar foton e Klodain Keqit.

Ora 11:13
U plagos me armë zjarri nga bashkëfshatari në Fushë-Krujë, ndërron jetë 50-vjeçari

1660120480_Sequence03.00274812.Still034.jpg

50-vjeçari Luan Hushi, i cili u plagos nga bashkëfshatari i tij në Fushë-Krujë ka ndërruar jetë. Hushi u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Ora 10:59
Plagosja me armë zjarri në Fushë-Krujë, mësohet shkaku i sherrit mes dy fqinjëve

1660120571_Sequence03.00274812.Still036.jpg

Një sherr për drutë në pyll, dyshohet se është shkak i sherrit mes dy fqinjëve, i cili çoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Klodian Keqi ka plagosur me armë zjarri Luan Hushin.

 

Ora 10:39
Të shtënat me armë zjarri në Fushë Krujë, ja kush janë i plagosuri dhe autori (EMRAT)

1660120818_Screenshot1.jpg

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur Luan Hushi, ndërsa autor është Klodian Keqi. Mësohet se të dy janë bashkëfshatarë.