Dy viktima në Korçë për 1 shtëpi! Autori vret djalin e bashkëjetueses së babait, më pas veten (EMRAT-VIDEO)

Korçë - Qyteti juglindor u trondit mbrëmjen e sotme (28 shkurt 2024) kur një 60 vjeçar vrau një 40 vjeçar dhe më pas qëlloi dhe veten. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 20:25 pranë një hoteli në lagjen nr. 18, në rrugën "Koço Golniku" të Korçës. 

Sipas policisë 61 vjeçari Ilio Lluka ka qëlluar 40 vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas me të njëjtën armë qëlloi dhe veten. 

Gazetari i Report Tv Armand Braho raporton se pas këtij krimi fshihet një konflikt familjar për një banesë, në të cilën bashkëjetonin prindërit e të dy viktimave.

Shtëpia 'molla e sherrit'
Babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetesues, Emiliano Pines. Kjo duket se nuk është pranuar nga i biri i cili ka vendosur të “zgjidhë” gjithçka me plumba ndaj Pines dhe vetes së tij.

Si ndodhi vrasja?
60 vjeçari ka shkuar në lokalin ku Emiljano po pinte kafe, pasi i ka kërkuar të dalë jashtë e ka qëlluar 3 herë duke e lënë të plagosur rëndë, më pas me një plumb i ka dhënë fund dhe jetës së vet. 

Emiljano Pine, i cili njihej dhe me identitetin Jorgo Prifti humbi jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit e 4 gëzhoja. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë të zonës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Krimi në Korçë, publikohen fotot e dy të vdekurve

Foto: Emiljano Pine e Ilo Lluka

Report Tv siguron fotot e dy të viktimave në Korçë, të Ilo Llukës dhe Emiljano Pines.

Korçë/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 18, Korçë, ju informojmë se grupi hetimor pas veprimeve të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave të saj, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, që qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin E. P., i cili humbi jetën dhe më pas vrau edhe veten me armën e krimit. 
Konkretisht autori është shtetasi I. Ll., 61 vjeç, banues në Korçë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Ora 22:27
Pamje të rënda/ Njëri i vrarë, tjetri i vetëvrarë, të dy viktimat përpara një hoteli në Korçë

 

Ilo Lluka ka qëlluar me armë 40 vjeçarin Emiljano Pine dhe pasi ka menduar se ai ka vdekur është vetëvrarë. Në pamjet e siguruara nga Report tv të dy viktimat shihen në tokë pranë një hoteli. 

 

Ora 22:05
Me dy identitete, kush është një nga viktimat e krimit të dyfishtë në Korçë

Report Tv ka mësuar detaje të reja mbi 40-vjeçarin, Emiljan Pine i cili u vra këtë mbrëmje në orën 20:25 pranë një hoteli në lagjen nr. 18, Korçë, në rrugën "Koço Golniku".

40-vjeçari njihej ndryshe edhe si Jorgo Prifti.

Ende mbetet i paditur autori i kësaj ngjarje, i cili pasi ka qëlluar Pinen ka vrarë dhe veten.

Ora 21:07
Korçë/ Një nga viktimat i shtrirë në tokë pranë një hoteli, pamje nga vendi i ngjarjes

Report Tv sjell pamje nga vendi ku ndodhi krimi me dy të vrarë në Korçë. Një nga viktimat shihet i shtrirë në tokë.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vafsh ne ferr: 29/02/2024 09:31

    Po pse nuk vrave babain qe i la shtepine ? Ca faji kishte cuni i shkret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë