Laç/ Të shtëna me armë në aksin Milot-Thumanë, 60-vjeçari plagoset në dyqanin e tij! Dërgohet te Trauma! Arrestohet autori

LAÇ- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnate në Laç. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur, i identifikuar si Besim Zeneli, 60 vjeç.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:25 në aksin Milot-Thumanë. Zeneli ka qenë në dyqanin e tij, kur është qëlluar me armë zjarri drejt tij. Zeneli është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë me autorin në momentin që kanë qqluar në drejtim të 60-vjeçarit.

Ende nuk bëhen me dije motivet e kësaj ngjarje dhe shkaku përse kanë qëlluar drejt 60-vjeçarit, por policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:20
Plagosja në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar! Shoqërohen edhe 2 persona të tjerë

1661237736_Screenshot2.jpg

Autori i plagosjes në Kurbin ka rënë në prangat e policisë. Ndërkohë, autoritetet kanë shoqëruar edhe 2 persona të tjerë për këtë ngjarje.

“Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z. 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç - Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Për pasojë, shtetasi B. Z. ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor”, njofton policia.

Ora 08:03
U qëllua me armë zjarri në Laç, ja kush është i plagosur (EMRI)

Nga të shtënat me armë zjarri në Laç mësohet se ka mbetur i plagosur Besim Zeneli. Ende nuk duhet gjendja e tij shëndetësore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë