Të shtëna me armë zjarri në Parlament! Vritet deputeti në rajonin separatist të Gjeorgjisë

Të shtëna me armë zjarri në Parlament! Vritet deputeti në rajonin separatist të Gjeorgjisë

Ndërtesa e Parlamentit në Gjeorgji

Gjeorgji-Deputeti Vakhtang Golandzia u qëllua me armë zjarri brenda ndërtesës së parlamentit, njoftoi shërbimi për shtyp i presidencës së rajonit sot (19 dhjetor 2024).

Ndërkohë mësohet se një tjetër deputet ka mbetur i plagosur në dorë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Abkhazisë, Apsnypress, raportoi se ministria e brendshme identifikoi deputetin Adgur Kharazia, si autor të dyshuar të ngjarjes.

Nuk dihet ende arsyeja e të shtënave në parlament.

Abkhazia u zhyt në krizë muajin e kaluar kur protestuesit sulmuan parlamentin në kundërshtim me një marrëveshje investimi me Rusinë, duke detyruar presidentin e rajonit, Aslan Bzhania, të japë dorëheqjen.

Abkhazia e vendosur në bregun e Detit të Zi, u shkëput nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990.

Rusia ka mbështetur prej kohësh Abkhazi dhe një rajon tjetër separatist të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut duke fituar një luftë pesë-ditore me Gjeorgjinë në 2008. Abkhazia dhe Osetia Jugore u shkëputën nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ’90.

Moska e njohu pavarësinë e dy rajoneve pasi forcat ruse e zmbrapsën një tentim të Gjeorgjisë për ta rimarrë Osetinë Jugore gjatë një lufte pesëditore në verën e vitit 2008, e cila mbaroi me disfatën e Gjeorgjisë.

Shumica e vendeve ende e njohin Abkhazinë si pjesë të Gjeorgjisë, por ekonomia e saj është pothuajse tërësisht e varur nga Moska, e cila ua paguan rrogat administratës publike dhe përfitimet sociale banorëve të saj./Reuters

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?

×

Lajmi i fundit

Mazhoranca dhe opozita miratojnë me 81 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024

Mazhoranca dhe opozita miratojnë me 81 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024