Pasditen e sotme janë dëgjuar të shtënash arme zjarri në fshatin Mramor të Prishtinës. Bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur dy persona, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur. Mësohet se autori është një efektiv policie.

Mësohet se dy personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  për zbardhjen e detajeve lidhur me plagosjen, ndërkohë vazhdon dhe puna për kapjen e efektivit të policisë.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.