Të shtëna me armë në Sarandë, Policia: I riu qëlloi dhe braktisi automjetin, u arrestua pak minuta pas ngjarjes

SARANDË-  Të shtëna me armë terrorizuan qytetin bregdetar të Sarandës mesditen e sotme, rreth orës 12:00 në lagjen nr. 1, vendi i njohur si “Rrapi”. Pas raportimit të qytetarëve, policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ku gjeti të braktisur një BMW luksoze me xhama të zinj me targa AB905BC. Ky automjet rezulton në emrin e 21-vjecarit, Klaudjo Qëndro. Siç shihet në pamjet e xhiruara nga Report TV, ekspertë të kriminalistikës kanë konstatuar shenjat e plumbave në derën e parë të automjetit, ndërsa drejtuesi ka braktisur BMW-në. 

"Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë,  shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin  tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme,   pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit", njofton policia. 

Një orë e 30 minuta pas ngjarjes, policia e Sarandës bëri të ditur zyrtarisht se“Klaudjo Qëndro dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme teksa drejtonte makinën”. Sipas policisë, 21 vjecari ka braktisur BMW-në dhe është larguar me vrap në lagje për tu prangosur disa minuta më pas. Policia ende nuk ka gjetur armën me të cilën Qëndro qëlloi aksidentalisht.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion