SHBA - Pesë persona mbetën të janë plagosur, pas disa të shtënave me armë zjarri në Universitetin Shtetëror të Virxhinias.

Sipas BBC 4 prej tyre morën plagë të lehta, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, teksa ende nuk ka një njoftim nga autoritetet për identifikimin apo kapjen e autorit.

Universiteti Shtetëror i Virxhinias (VSU) ka rreth 5,000 studentë dhe ndodhet pak më shumë se 20 milje në jug të Richmondit, kryeqytetit të shtetit amerikan të Virxhinias.