Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në 'zonën e fermentimit'. Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka vënë në lëvizje blutë e Shkodrës.

Sipas të dhënave nga Policia, ka pasur të shtëna në ajër, por nuk ka pasur persona të lënduar.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë rrethuar gjithë perimetrin përreth dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.