Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen Guerile, afër Livadheve.

Sipas policisë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa dyshohet se një plumb rikoshet ka prekur një banesë.

Policia ka shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

'Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.  Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'-njofton policia.