Shkodër/ 35 vjeçari denoncon: Më kanë bërë atentat pranë shtëpisë! Qëlluan drejt makinës, nuk e pashë kush ishte (Emri)

Një 35 vjeçar në Shkodër ka bërë denoncim në polici se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së tij pranë banesës në fshatin Grudë e Re.

Report Tv mëson se denoncimi është bërë nga Gent Larushku, ndërsa fillimisht policia raportoi për atentat.

"Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër", njoftoi policia.

Në dëshminë e tij Larushku ka treguar versionin e tij mbi ngjarjen duke theksuar se nuk e ka parë autorin për shkak të errësirës.

“Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta njoh” deklaroi Larushku, raporton gazetari i Report Tv Ergys Kavaja.

Nisur nga hetimet e para policia ka krijuar dyshime se 35 vjeçari e ka sajuar atentatin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
Të shtënat në Shkodër, policia dyshon se 35 vjeçari e sajoi vetë atentatin

1710527523_shkoder.png

Policia e Shkodrës ka dyshime se 35 vjeçarit Gent Larushku nga fshati Grude e Re nuk i është bërë atentat por e ka sajuar vetë ngjarjen. Pritet që gjithçka të qartësohet nga hetimet.

Ora 19:12
Shkodër/ I shpëtoi atentatit pranë shtëpisë? Dëshmia e 35 vjeçarit: Ishte errësirë, nuk e pashë autorin! S'kam konflikte me askënd

“Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta shoh".

Kështu ka deklaruar 35 vjeçari Gent Larushku që ka denoncuar në polici se i është bërë atentat pranë shtëpisë së tij në fshatin Grude e Re në Shkodër.

"Nuk e di arsyen e kësaj ngjarje sepse nuk kam konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund të jetë autori”, deklaroi më tej Larushku.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku