SHKODËR- Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Shkodër. Një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të fëmijëve, por për fat të mirë ngjarja nuk përfundoi në një tragjedi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të gjimnazit “28 Nëntori”, shumë pranë qendrës së qytetit. Personi, i cili nuk është identifikuar akoma nga blutë, po lëvizte me biçikletë. Sipas burimeve, ai është afruar në vendin ku po qëndronin fëmijët dhe në rrethana të paqarta ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre. Për fat të mirë, fëmijët e kanë pikasur para se ai të qëllonte dhe janë larguar me shpejtësi.

Plumbi ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal në afërsi. Të njëjtat burime raportojnë se burri rreth 50 vjeç ka qëlluar me qyten e pistoletës njërin nga fëmijët. Menjëherë pas ngjarjes është larguar me biçikletë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

1656957201_22.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes dhe gëzhoja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Shkodër/ Qëlloi në drejtim të fëmijëve, por për fat të mirë s'pati shënjestër! Ja ku përfundoi plumbi (FOTO)

1656957201_22.jpg

Një person ka qëlluar në drejtim të fëmijëve në Shkodër, mirëpo për fat të mirë plumbi përfundoi në xhamin e një lokali.