Një person ende i paidentifikuar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për të shtënat me armë zjarri që u raportuan mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00.

Dritarja e një banese në katin e tretë të një pallati është thyer pasi u godit nga predha e plumbit të pistoletës. Mësohet se ka qenë një person që ka qëlluar me pistoletë gjatë kohës që ka qenë duke qarkulluar me makinë në lagjen ‘Skënderbej’.

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të rrugës ku duket qartë drejtuesi i automjetit që ka qëlluar një herë me armë zjarri.

Policia ka nisur hetimet për plumbin që përfundoi në dritaren e banesës në pronësi të 57 vjeçarit P.S. Në të gjitha rrugët janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të ngjarjes ende të paidentifikuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Të shtënat me armë zjarri në Shkodër/ Policia: Një person qëlloi me pistoletë teksa qarkullonte me makinë

1671049037_gjun.JPG

Një person ka qëlluar me pistoletë në ajër gjatë kohës që po qarkullonte me makinë në lagjen ‘Skëndebeg’ në Shkodër. Për pasojë predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës në pronësi të 57 vjeçarit P.S.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit duke ngritur pika kontrolli, në të gjitha rrugët, me qëllim bllokimin e automjetit dhe kapjen e autorit.