Një atentat me armë zjarri ka rezultuar fatal për 47-vjeçarin Prek Tonaj këtë mbrëmje në fshatin Grudë e Re në Shkodër. 47-vjeçari, punonjës i Ujësjellësit të Shkodrës është qëlluar me breshëri kallashnikovi duke gjetur vdekjen e menjëhershme nga një person ende i paidentifikuar. Viktima, mësohet se ka lënë pas 4 fëmijë. Pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja.

Si ndodhi ngjarja?
Ora shënon 19:15, kur një person i paidentifikuar me maskë i afrohet lokalit në fshatin Grudë e Re dhe hap zjarr ndaj Prek Tonajt. 47-vjeçari mori plagë të shumta në pjesën e sipërme të trupit, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas vrasjes, autori ende i paidentifikuar është larguar nga vendngjarja ndërsa policia ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.

Kush është Prek Tonaj, 47-vjeçari me precedent penal
12 vite më parë, Prek Tonaj arrestohet së bashku me dy persona të tjerë. Sipas Policisë, asokohe 47-vjeçari do të kryente një vrasje, për motive hakmarrje, por përfundoi në prangat e policisë së bashku me dy të tjerët në fshatin Vuksan të Shkodrës.

A do merrte hak Prek Tonaj për dy vëllezërit e vrarë?
Në vitet '90, Prek Tonajt i vrasin njërin nga vëllezërit në Dukagjin të Shkodrës. Pak vite më vonë, 47-vjeçarit i vrasin edhe vëllain tjetër në burg. Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e sotëm të Tonajt.

Policia nis kërkimet për autorin dhe hetimet për ngjarjen
Policia e Shkodrës ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të vrasjes së 47-vjeçarit Prek Tonaj. Gjithashtu kanë nisur edhe hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin. Deri tani, dyshimet janë për gjakmarrje ndërsa pritet të zbardhen të tjera detaje në vijim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
U ekzekutua sot në fshatin Grudë e Re në Shkodër, 47-vjeçari tentoi të vriste për hakmarrje 11 vite më parë

47-vjeçari Prek Tonaj i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër, rezulton person me precedent penal. 11 vite më parë, Tonaj, së bashku me 2 persona të tjerë, tentuan të vrasin një person për hakmarrje në fshatin Vuksan. Për ngjarjen, në 2011 u arrestuan edhe dy personat e tjerë.

Ora 19:54
Del fotoja, kush është 47-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri në Shkodër

1644778616_697f2b991db8440583a5e2ce04c123c71.jpg

Personi në foto është Prek Tonaj, 47-vjeçari i cili u vra me armë zjarri këtë mbrëmje në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Prek Tonaj është vrarë në ambientet një lokali në qendër të fshatit.

Ora 19:48
VIDEO/ Vrasja në Shkodër, dalin pamjet nga vendi ku u ekzekutua punonjësi i ujësjellës kanalizime

Report Tv ka siguruar pamje nga vendngjarja ku u ekzekutua mbrëmje e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës Prek Tonaj, punonjësi i ujësjellës kanalizime Shkodër. Ngjarja u regjistrua në qendër të fshatit, teksa ende nuk ka detaje mbi rrethanat si ndodhi vrasja.