BELSH- Një konflikt mes dy shoferëve të autobusëve ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Belsh, në vendparkimin e autobusëve.
35-vjeçari Altin Dervishi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Arjan Tafanit, por fatmirësisht nuk e ka kapur plumbi. Shenjat janë të dukshme të autobus, siç shihet në foton e siguruar nga Report TV.
Pas një orë ndjekje, policia arriti ta prangosë autorin. Në momentin e ngjarjes nuk ka pasur pasagjerë, pasi mjetet ishin në vendparkim. Nga veprimet e para hetimore mësohet se 35-vjecari, Dervishi ka qëlluar në drejtim të autobusit që drejtohej nga Arjan Tafani për motive konkurrence.
Ata punonin në linjat ndërkombëtare dhe kishin debatuar për të ardhurat nga transporti i pasagjerëve.