TIRANË-Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Paskuqan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa policia ka rrethuar zonën për të prangosur autorin. REPORT TV siguron pamjet nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është Urim Vata rreth 55 vjeç, ndërsa sipas policisë është qëlluar në këmbë nga një person i paidentifikuar.

55 vjeçari aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas gazetarit të Report Tv Driçim Caka, Vata fillimisht është konfliktuar me një person në rrugë, i cili pas debatit verbal e ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur.

55 vjeçari nuk rezulton person me precedent penal, ndërsa pritet që të merret në pyetje për të zbardhur ngjarjen dhe autorin.