VLORE-Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 11:40 minuta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Pavarësia' në një lokal. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, në lokalin ku janë regjistruar të shtënat me armë zjarri. I plagosuri është Roland Danaj rreth 30-vjeç banues në Llakatund, ndërsa është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është plagosur në këmbë me dy plumba, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Sipas të dhënave të para nga Vlorë, mësohet se dy persona i janë afruar dhe pas konfliktit e kanë qëlluar direkt Danajn me pistoletë, i cili ishte duke pirë kafe. I plagosuri njihet me dy emra. Në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar nga policia dy gëzhojat. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Lokali ku ndodhi ngjarja