VLORË- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditen e kësaj të hëne (26 qershor 2023)  në lagjen “Pavarësia 3”, tek ish-kombinati i peshkut, në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 12:25 një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me tre plumba pistolete Tonin Ramajn, i cili ka marrë vetëm një plumb në këmbë. 33 vjecari është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, dhe nuk ka ende informacion për identitetin e tij.

Burime për Report TV thanë Ramaj ka qenë në lokal bashkë me dy persona të tjere dhe pas një debati mes tyre, mbeti i plagosur.

33-vjecari Tonin Hosaj kishte ndryshuar emrin në Tonin Ramaj dhe banon ne lagjes ku ndodhi krimi.

Ende mbetet i paqartë motivi i kësaj ngjarjeje, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojne në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Vlorë, policia mbledh dëshmitë e plagosjes në lokal: Ishin tre persona të armatosur

1687775490_erghre.JPG

Tre persona janë shoqëruar për plagosjen e Tonin Ramajt, ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se ata kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”

Nga dëshmia e tyre mësohet se 3 persona kanë qenë të armatosur dhe dy kanë qëlluar me pistoletë. Ata thonë se janë dëgjuar 3 të shtëna pistolete. Policia ka ëbrë disa kontrolle në banesa por ende nuk dihet identiteti i autorëve.

Mendohet se pas sherrit të sotëm fshihet një konflikt i vjetër bëjnë të ditur burimet për Report TV.

Ora 13:08
Vlorë, u qëllua me armë në mes të ditës, 33 vjeçari në spital! Policia kreh zonën për arrestimin e autorit

1687775490_erghre.JPG

Policia jep detaje mbi ngjarjen e ndodhur sot në mesditë në lagjen “Pavarësia 3” ku mbeti i plagosur 33 vjeçari Tonin Ramaj.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Ora 13:04
U qëllua 4 herë me armë zjarri, Report Tv siguron foton e 33-vjeçarit me dy mbiemra të plagosur në Vlorë

1687777405_toninramaj.jpg

Report Tv ka siguar foton e Tonin Ramajt, 33-vjeçarit që u plagos sot me armë zjarri në Vlorë. Nga hetimet e para dy persona dyshohen si autorë të ngjarjes. Burimet e Report TV bëjnë të ditur se i plagosuri dhe autorët kanë qenë në të njëjtën tavolinë në lokal. Mes tyre ka pasur debat.