Të shtëna me armë zjarri raportohet se janë regjistruar gjatë natës në zonën e Djurgårdsbron dhe Nobelparken, ku ndodhet ambasada izraelite në Stokholm, Suedi.
Sipas gazetës Expressen po vijojnë hetimet veçanërisht pranë ambasadës ku vijon operacioni policor për mbledhjen e provave.
Ndërkohë policia nuk ka komentuar në qoftë se ambasada ishte objektivi i të shtënave.